SYRI TV pyet ministren për Mezhgoranin, Mirela Kumbaro mbron Mero Bazen

16:23, 16/01/2024
A+ Aa A-

Mirela Kumbaro ka dalë në mbrojte të Mero Bazes dhe kundër banorëve të Mezhgoranit për çështjen e Ujësjellësit. E pyetur nga SYRI TV për protestat e banorëve, që kundërshtojnë projektin e ujësjellësit, Mirela Kumbaro refuzoi të përgjigjej. Kumbaro i dha të drejtë bashkisë Tepelenë, ku Tërmet Peçi ka vendosur të penalizojë qytetarët me mungesë shërbimesh nëse ata nuk do të paguajnë më shumë se 1 milion lekë kosto për një kërkesë për inforamcion që i kanë dërguar bashkisë.

SYRI TY

Qeveria duket se është vënë në shërbim të Mero Bazes. Pasi bashkia e Tepelenës po ndërton një ujësjellës me taksat e qytetarëve, ku pritet të furnizohet me ujë resorti i Mero Bazes, në mbrotje të këtij projekti ka dalë edhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro. Gazetarja e SYRI TV, e pyeti ministren Kumbaro mbi protetast e banorëve, që kundërshtojnë projektin e ujësjellësit për Mero Bazen. Por Mirela Kumbaro u përgjigj me arrogancë pyetjes së gazetares, duke shmangur dhënien e një përgjigje.

E pyetur nga SYRI TV, në lidhje me vendimin e bashkisë Tepelenë, që penalizon qytetarët nga shërbimet deri në shlyerjen e një gjobe, Mirela Kumbaro e cilësoi si vendim të drejtë të bashkisë ndërsa tha se qytetarët duhet ta pranojnë ose të shkojnë në gjykatë.

Prej muajsh, qytetarët e Mezhgoranit në Tepelenë, protestojnë kundër projektit të ujësjellësit, i cili po ndërtohet nga bashkia me para publike, ndërsa uji do të përdoret për një restort privat, pas të cilit, sipas banorëve, fshihet Mero Baze.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco