SYRI TV/ Pakti Rama-Meloni, PD kërkesë GJK: Të përjashtohet gjyqtarja Xhaferllari

15:48, 16/01/2024
A+ Aa A-

Teksa Gjykata Kushetuese pritet të shqyrtojë të enjten padinë e 30 deputetëve demokrat për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, PD ka kërkuar përjashtimin  e gjyqtares Marsida Xhaferllari  nga shqyrtimi i çështjes. Kërkesa është bërë nga Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja e cila thekson se Xhaferllari, partnerja e Enklelejd Alibeajt është në konflikt interesi me  grupin e deputetëve demokrat të drejtuar nga Gazmend Bardhi. Sipas Kalasë, Xhaferllari ka marrë pjesë edhe në festat politike të Lulzim Bashës ndaj nuk duhet të marrë pjesë në seancë, pasi është në shkelje të Kushtetutës.

SYR ITV

Partia demokratike I ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese përjashtimin e gjytares Marsida Xhaferllari nga cështja e depozituar nga deputetët e opozotës sa i takon marrëveshjes “Rama-Meloni” për çështjen e emigrantëve. Kjo kerkesëm, vjen pas publikimit të pamjeve ku gjyqtarja Xhaferllari  ka festuar bashkë me partnerin e saj  Enklejd Alibej në festësn poitike të organizuar nga Lulzim Basha  per fundvit. Në kerkesën e kryetares së komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja theksohet se Marsida Xherlllari është në konflikt interesi grupin me e deputetëve të Partisë Demokratike, drejtuar Gazment Bardhi, duhet përjashtuar nga gjykimi i cështjes.

“Mjafton të verifikoni vendimet e mara nga znj. Xhaferllari në muajt e fundit do kuptoni se jemi përpara një shpërdorimi të rëndë të detyrës. Kështu, veprimet në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit agravohen nga znj. Xhaferllari, në rastin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese më datë 22.12.2023, ku është marrë në shqyrtim kërkesa e grupit të deputeti Basha, pjesë e të cilit është edhe deputeti Alibeaj, ose bashkëjetuesi i të kallëzuarës prej meje, znj. Xhaferllari, dhe e kjo e fundit, jo vetëm që nuk dorëhiqet, ashtu si e përcakton dispozita ligjore, por bën edhe relatoren në këtë gjykim”

Kalaja thekson se I është drejtuar me një kërkesë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ashtu edhe Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, për t`i vënë në dispozicion shkeljet e  vijueshme nga ana e anëtares sëkësaj gjykate, znj. Marsida Xhaferllari. Teksa citon logjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve,  Kalaja kërkon në shkresën drejtuar kryetares së Kushtetuese HOLTA ZACAJ, Përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari, nga çështja per shqyrtimin e paktit me irtalinë për emigrantyey e kërkuar nga 30 deputetë të Partisë Demokratike, për shkak të konfliktit të interesit që ajo ka me grupin e deputetëve të Partisë Demokratike. Seaca e  GJK per  paktin “Rama-Melona” ëhstë parashikuar të mbajhet të enjten e 18 dhjetorit në orën 10:00. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco