Si ‘kofini pas të vjelit’/ SPAK kujtohet për të pyetur Berishën pas arrestimit politik

Si ‘kofini pas të vjelit’/ SPAK kujtohet për të pyetur Berishën pas arrestimit politik

15:27, 16/01/2024
A+ Aa A-

Në çdo veprim që bën, SPAK dëshmon se nuk është një instrument që i shërben shtetit të së drejtës dhe balancës së pushteteve në një vend të supozuar demokratik, por është një vegël qorre që i shërben verbërisht një njeriu të vetëm, i cili quhet Edi Rama.

Pasi morën masa kufizuese ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, në kundërshtim të plotë me procedurat kushtetuese dhe ligjore, duke mos kaluar nga Parlamenti, gjë të cilën e bënë më pas duke shkuar në një proces “fake” në Këshillin e Mandateve, SPAK ka dhënë sërish dëshminë e radhës se është vegël politike.

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin se do të merren në pyetje si persona nën hetim për çështjen “Partizani” gjatë janarit.

Kur ndodh kjo?

Kjo ndodh në një kohë kur, çështja ka pak më shumë se tre vite në hetim dhe Sali Berisha (dhe Malltezi) është i vetmi person i çështjes së ashtuquajtur “Partizani” që nuk është thirrur kurrë nga prokuroria për t’u pyetur.

Sot SPAK është kujtuar se ai duhet pyetur, por pasi ka shkelur prej muajsh Kushtetutën e Republikës, ligjet në fuqi dhe të drejtat e njeriut duke i hequr lirinë një ish-presidenti, ish-kryeministri dhe aktualisht lider i opozitës së vendit e deputet i Kuvendit.

Pse nuk ka logjikë juridike në veprimet e SPAK, merret me mend lehtë, ata, tashmë, dëshmojnë me çdo veprim se nuk janë më strukturë drejtësie, por një seksion politik i partisë në pushtet që përdoret për të asgjesuar kundërshtarin e vërtetë të padronit të tyre, Edi Rama.

Lideri i opozitës shqiptare njoftohet së fundi nga SPAK se do të merret në pyetje nga prokuroria.

Pra, lideri që udhëhoqi domostratat për rrëzimin e regjimit komunist në vitet ’90-të, do të merret në pyetje nga një ish-oficer i Sigurimit të Shtetit të regjimit hoxhist siç është Arben Kraja.

Dhe kjo bëhet në një kohë kur, Sali Berisha është i vetmi politikan i lartë shqiptar në 33 vite pluralizëm, i cili hetohet për 3 vite rresht, nuk thirret kurrë për t’u pyetur dhe arrestohet pa u paraqitur asnjë provë në Parlamentin e Republikës, deputet i të cilit është prej dekadash.

Lideri demokrat ka kërkuar përmes avokatëve të tij nga gjykata që të lejohet të dalë nga banesa për të shkuar në seancat plenare. Kërkesë e cila mbetet për t’u parë se si do të vlerësohet nga drejtësia politike.

Por ajo që dihet me siguri dhe është dëshmuar nga vetë SPAK, siç është kërkesa e fundit për ta marrë në pyetje Berishën pasi e kanë arrestuar politikisht, është se; Sali Berisha është i vetmi lider opozite në gjithë botën demokratike që mbahet i arrestuar pa patur një akuzë zyrtare për të, e jo më të flitet për prova. Dhe një model i tillë drejtësie dihet se nga buron, ky është modeli Stalinist i cili thoshte, ‘po të arrestoj njëherë, se provat i sajojmë mbrapa’. Këtë gjë po bën Vladimir Putin me kundërshtarin e tij politik, Navalny-n, në Rusi. Por Putini të paktën nuk pretendon që është vend demokratik asfare.

-SPAK në të njëjtën mënyrë po vepron edhe me Jamarbër Malltezin, por sa i takon pjesës së tij kuptohet që është pasojë e të qenit familjar i Sali Berishës dhe tashëgimtar i një familjeje fisnike pronare autoktone tiranase.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco