Bajram Begaj, një kukull e shantazhuar nga Rama-Dumani

Bajram Begaj, një kukull e shantazhuar nga Rama-Dumani

15:28, 15/01/2024
A+ Aa A-

Mund të thuhet pa frikë se gjatë kësaj kohe në detyrë, presidenti Bajram Begaj ka shpresuar se paudhësitë e tij do i mbulojë me faktin se nuk ka eksperiencë dhe është i paaftë.

Por me vendimin për t'u paraqitur para deputetëve sot në nisje të punimeve të Kuvendit, po bën një shejtan-budallallëk.

Në mënyrë thuajse të papritur, Begaj ka vendosur të flasë për nevojën e dialogut mes palëve.

Me këtë 'nismë', ai po tregon se është plotësisht nën urdhrat e Edi Ramës dhe jo vetëm.

Begaj ka pasur gjithë kohën e Zotit dhe mund të kishte thirrur palët për çështjen e dialogut në zyrën e tij.

Mund ta bënte edhe kur Bashkimi Europian na mbylli derën e integrimit sërish për këtë arsye.

Por pse Bajram Begaj po merr rolin qesharak në përpjekje të thyerjes së mosbindjes civile të opozitës në Kuvend?

Këtë herë ai po shantazhohet edhe nga Altin Dumani i SPAK për llogari të Ramës.

Begaj po hetohet për çështjen e bazës ushtarake të Sarandës që po kthehet në resort turistik.

Po ashtu ndaj tij ka hetime të tjera po në këtë fushë.

Begaj nuk mund të mbrohet nga imuniteti i tij për krimet që ka konsumuar kur ishte në krye të ushtrisë.

Prandaj ka vendosur të bëjë klounin e qeverisë duke kërcyer sipas muzikës së Ramës dhe Dumanit.

Koha e tij për të mbrojtur Kushtetutën është gjithmonë. 

Por në vend të kësaj ai ka vendosur të përdoret rëndshëm. Si një kukullë e dyshes Rama-Dumani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco