25 vite nga masakra e Reçakut/ Pula: Në Serbi qeverisin shtetar që ishin pjesë e qeverisë së Millosheviçit

25 vite nga masakra e Reçakut/ Pula: Në Serbi qeverisin shtetar që ishin pjesë e qeverisë së Millosheviçit

15:03, 15/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin, Arnold Kariqi për të komentuar masakrën e Reçakut ku bëhen sot 25 vite ishte analisti, Shqiprim Pula.

Pula është shprehur se Serbia nuk ka arritur të ulë tensionet dhe pretendimet e saja se Kosova është territor që i përket atyre edhe pse ka pasur një proces të gjatë dialogu mes dy vendeve.

"Unë druaj që Serbia zyrtare dhe në veçanti kjo aktualja, pasi kjo garnitur është e njëjta me kohën e Milloshevicit dhe nuk pritet një qasje kthese politike ku të arrihet dhe të garantohet paqja mes dy vendeve tona ku si dy vende fqinje kërkohet dhe marrëveshje nga BE e cila nuk pranon brenda unionit të saj shtete që nuk kanë fqinjësi të mirë.

Mos të harrojmë që mungesa e një pakti, traktati të paqes mes Kosovës dhe Serbisë e zbeh dhe vullnetin ku dy popujt të pajtohen, bashkëpunimin ndër rajonal dhe fqinjësor dhe e bën më komoplekse të ardhmen mes dy vendeve dhe ne natyrisht në rrethanat që ne kemi kaluar jemi më pak të fuqishëm qoftë ekonomikisht por edhe ushtarakisht dhe kjo tregon nevojën e një ndihme më të madhe nga faktori ndërkombëtar.

Procesi i Dialogut që vjen prej marsit të vitit 2011 nuk ka dhënë rezultate të prekshme në kuptim të paqes pasi kur shihen veprimet e Serbisë në dëm të Kosovës  që cenon integritetin intelektual dhe në punët e brendshmë të vendit tonë ku akoma Kosova është pjesë e kushtetutës së Serbisë praqet probleme të mëdha dhe serioze e në plot kuptimin e fjalës një paqe e brishtë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco