PS sfidë opozitës dhe BE/ Nuk lejojmë të hetohemi

PS sfidë opozitës dhe BE/ Nuk lejojmë të hetohemi

15:04, 15/01/2024
A+ Aa A-

Edhe pse Bashkimi Europian, ShBa dhe Britania e Madhe i kanë bërë thirrje disa herë mazhorancës për t’i siguruar të drejtat kushtetuese opozitës në Parlament, kjo e fundit vijon të shpërfillë çdo kërkesë që do të rikthente normalitetin në jetën parlamentare të vendit.

LEXO EDHE: ‘Parlamenti të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës’/ Reagon Ambasada e SHBA dhe Britanike

Së fundi, Edi Rama ka nxjerrë Ermonela Felajn që të tregojë vendosmërinë e mazhorancë për të injoruar çdo kërkesë për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, kërkesë e opozitës prej muajsh.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, ku foli në lidhje me kërkesën e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe punimet për sesionin e ri parlamentar, Felaj u tregua e qartë duke thënë se mazhoranca nuk do i kthehet pas vendimeve që janë marrë, ndërsa shtoi se opozita duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Në lidhje me aksionin opozitar, mesa duket do vijojë e njëjta situatë. Dua të them se nuk është se ka një strategji, përveç se zbatimit të rregullores së Kuvendit nga ana jonë. Seancat në çdo fillim viti janë formale, por ne do vazhdojmë me zbatimin e rregullores, pasi deri më tani ka qenë e pamundur. Sakaq dua të theksoj se ndryshimi i rregullores u bë për shkak të disa ngjarjeve në Kuvend, ku për situata të tilla parashikohet zgjidhja nga zbatimi i masave më të forta disiplinore.

Dua të ndalem te ngritja e komisioneve hetimore, ku ajo çfarë disa përfaqësues të opozitës kanë deklaruar ka qenë dhe ngelet një justifikim. Për secilin nga rastet kur opozita s’ka qenë dakord me qëndrimin e mbajtur nga mazhoranca mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Ne nuk i kthehemi pas vendimeve që kemi marrë”, - është shprehur Felaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco