SYRI TV/ OBSH çjerr maskën e 'shëndetësisë falas': 60% e shpenzimeve paguhen nga xhepi

14:13, 15/01/2024
A+ Aa A-

Shqiptarët kryesojnë listën botërore të shpenzimeve nga xhepi për shëndetësinë. Në vitin 2021, sipas OBSH, shqiptarët paguan rreth 60 përqind të shpenzimeve shëndetësore nga buxheti i tyre familjar, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga shteti.  Të dhënat tregojnë se pas vitit 2015, qytetarëve shqiptarë u janë rritur kostot private për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore, ndërsa qeveria ka sponsorizuar më pak. Ky raport i OBSH, zhbën  propagandën qeveritare për shëndetësi falas. Pa llogaritur këtu edhe faktin që sot qytetarët shqiptarë nëpërmjet taksave paguajnë çdo vit miliona euro për koncensionet e shëndetësisë, të cilat janë vërtetuar që kanë qenë abuzive.

Nga SYRI TV

Qytetarët shqiptarë, kryesojnë listën botërore të shpenzimeve private për shëndetësinë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat, të cilat tregojnë se shqiptarët përballen me kosto të larta të shpenzimeve për arsye shëndetësore, direkt nga xhepi i tyre.

Nga të dhënat e OBSH, rezulton se gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, shpenzimet private për arsye shëndetësore të qytetarëve shqiptarë, u rritën në shifra të mëdha.

Në vitin 2021, sipas OBSH, qytetarët shqiptarë, kanë paguar rreth 60 përqind të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i tyre, ndërsa pjesa tjetër, prej rreth 39.7 përqind është mbuluar nga buxheti i shtetit. Mesatarisht, një qytetar shqiptarë, ka shpenzuar për shëndetin rreth 465 dollarë.

Sipas grafikut të OBSH, në vitin 2005, qytetarët shqiptarë paguanin nga xhepi i tyre rreth 49.3 përqind të kostove të shpenzimeve, ndërsa në vitin 2021, ky tregues ka shkuar në rreth 60 % përqind.

Në krahasim me gjithë vendet e tjera të Europës (pa përfshirë ish shtetet e Bashkimit Sovjetik), Shqipëria mban rekord për shpenzimet nga xhepi. E dyta pas nesh është Maqedonia e Veriut, me 41.7%, e ndjekur nga mali i Zi (38.1%), Serbia (35.8).

Treguesi më i ulët në rajon është në Bosnjë Hercegovinë (30.7%), ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë. Në vendet me të ardhura të larta, ky tregues është më i ulët sesa 20% (shih grafikun në fund).

Ky raport i OBSH, rrëzon përfundimisht propagandën e qeverisë për shëndetësinë falas.

Në vitin 2013, qeveria e kryeministrit Edi Rama, erdhi me premtimin e bujshëm për shëndetësi falas, nëpërmjet koncensioneve. Por, raporti i OBSH, tregon se jo vetëm që shqiptarët nuk kanë marrë shëndetësi falas, por atyre u janë rritur kostot.

Pa llogaritur këtu, edhe faktin që sot qytetarët shqiptarë, paguajnë miliona euro për koncesnionet e shëndetësisë, të cilat tashmë janë vërtetuar se kanë qenë abuzive dhe korruptive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco