SYRI TV/ Mirdita, bilanc pozitiv me turizmin, Nikolli: 60 mijë vizitorë në vitin 2023

14:08, 15/01/2024
A+ Aa A-

Krahina e Mirditës, ka pritur një numër të lartë turistësh gjatë vitit 2023. Sipas të dhënave, zonat turistike të bashkisë Mirditë, i kanë vizituar rreth 60 mijë turistë.

Nga SYRI TV

Viti 2023, është mbyllur me bilanc pozitiv për turizmin në bashkinë e Mirditës. Së paku kështu njoftojnë autoritetet lokale, të cilët tregojnë se rreth 60 mijë turistë vizituan Mirditën vitin që lamë pas.

Sipas Niko Nikollit, drejtues i “Info Kulla Mirdita”, veç në këtë qendër muze-informuese, ka pasur një numër të lartë turistësh.

Pjesa më e madhe e turisteve kanë qenë nga vende të ndryshme të Evropës, por nuk kanë munguar as të ardhurit nga kontinente të tjera, ndërsa interesi i tyre ka qenë për gjithçka ofron Mirdita.

Për zhvillimin e turizmit në Mirditë gjatë viteve të fundit janë hapur dhjetëra kilometra shtigje në disa zonë, por problem mbetet infrastruktura rrugore e degraduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco