Oerd Bylykbashi: Është shkatërruar pluralizmi edhe në ekonomi duke sjellë korrupsion dhe varfëri!

Oerd Bylykbashi: Është shkatërruar pluralizmi edhe në ekonomi duke sjellë korrupsion dhe varfëri!

11:20, 15/01/2024
A+ Aa A-

"Është detyrë e opozitës për ta vënë përpara fakteve këtë qeverisje që shqiptarët të kuptojnë se çfarë kanë kaluar dhe çfarë i pret në vitin 2024", deklaroi sot para mediave, Oerd Bylykbashi, Nënkryetari i Partisë Demokratike, gjatë një konference shtypi sëbashku me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD.

"Viti 2023 ishte një vit, i cili karakterizohej nga mungesa e transparencës, nga mungesa e konkurrencës, nga klientelizmi. Të gjitha këto nga korrupsioni, theksoi Bylykbashi. - Të gjitha këto kanë çuar në një mekanizëm gjigant korruptiv, në të cilin paraja publike po grabitet për interesa private të Edi Ramës dhe shpurës që e rrethojnë.

Viti 2023 është një vit që ka shpërfaqur plotësisht mekanizmin e centralizimit të pushtetit nga Edi Rama, i cili ka prodhuar të gjitha këto efekte që thashë më përpara.

Kemi ligje nominale, ligje të bëra për individë privatë, është rasti i Portit të Durrësit por dhe të tjera.

Kemi PPP-të, të cilat së bashku si mekanizëm po krijojnë një moment shumë të rrezikshëm për demokracinë në Shqipëri.

Është prishur ndarja mes pushtetit publik dhe interesave private, duke zhbërë mundësinë e kontrollit dhe llogaridhënies.

Dhe të gjitha këto çojnë në korrupsion, në klientelizëm, varfërimin e ekonomisë sepse i hiqet mundësia pluralizmit edhe në ekonomi për të prodhuar të mira për shqiptarët."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco