KAFE SHQETO/ Skavica, Hoxha: Atje bëhet një hidrocentral që do të mbysë Dibrën....

KAFE SHQETO/ Skavica, Hoxha: Atje bëhet një hidrocentral që do të mbysë Dibrën....

10:38, 15/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në syri tv ka qenë Munir Hoxha inxhinier pyjesh i cili ka folur për projektin e Skavicës.

Flavio Qarri: Pse mendoni se projekti i Skavicës nuk është zgjedhja më e  mirë e mundshme.

Munir Hoxha: projekti i Skavicës, me thënë të drejtën që në nisje e ka një gabim shumë të madh ose mashtrim të madh. Sepse hidrocentrali ndërtohet në fshatin fundor të Dibrës dhe mbyt vetëm Dibrën dhe asgjë nuk i bën Kukësit. Skavica është fshati kufitar ose i fundit ndërmjet Kuëksit dhe Dibrës dhe nuk ka asnjë lidhje me hidrocentralin apo demet që bën ky hidrocentral. Dhe që këtu nis ai mashtrimi që popullit i thuhet po ndërtohet një hidrocentral për nevojat energjetike. Kurse në fakt atje bëhet një hidrocentral që do të mbysë Dibrën dhe jo pak. Ne variantin më të vogël mbi 8 mijë hektarë  dhe në variantin më të madh mund të shkojë deri ne 20 mijë hektarë. Ky hidrocentral, pavarësisht nga madhësia që do të ketë do të shkatërrojë mjedisin në shumicën e Dibrës. Jo vetëm fshatrat që do ti mbulojë me ujë, ka fshatra që do mbulohen edhe me 100 metra ujë sepse ky hidrocentral prek pjesën më të mirë të Dibrës, zemrën e saj. Ky hidrocentral prek edhe trojet e Kastriotëve. Prek edhe fushat e Vriollit, vend beteja më e rëndësishme të Skënderbeut në Dibër.

Intervista:....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco