Thirrja nga selia e PD: Pas bashkimit të deputetëve në parlament, tani të bashkohen të gjithë opozitarët

Thirrja nga selia e PD: Pas bashkimit të deputetëve në parlament, tani të bashkohen të gjithë opozitarët

15:38, 31/12/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, u kthye sot në selinë e Partisë Demokratike për të bërë thirrje për bashkimin e të gjithë opozitarëve pas arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Salianji tha se tani që janë bashkuar deputetët në parlament, duhet të bashkohen edhe të gjithë opozitarët.

“Është e ditur dhe e njohur publikisht që ne kemi pasur debate të brendshme, tensione dhe konflikte që për fat të keq kanë kulmuar në këtë seli.

Besoj që sot më shumë se kurrë është dita që t’i hedhim të gjitha pas.

Ne si deputetë kemi bërë jo pak për të lënë pas atë të shkuar dhe jemi bashkuar në parlament dhe në aksion opozitar.

Me ngjarjen e fundit, me izolimin e Sali Berishës, me burgosjen e liderit të demokratëve dhe të opozitës, është momenti të hedhim një hap më shumë në unifikim.

Këtë duhet ta bëjmë për demokratët, për votuesit tanë, por pa diskutim për interesin më të madh të vendit, të Shqipërisë sonë, që në kushtet e një tiranie moderne, ka nevojë jetike për një opozitë të fortë dhe të bashkuar.

Ndaj dhe jam sot këtu në shtëpinë tonë të madhe, në shtëpinë e demokratëve,” tha Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco