Qeveria dhe SPAK respektojnë ‘çunat e Dubait’, as marrëveshje ekstradimi, as letër-porosi!

Qeveria dhe SPAK respektojnë ‘çunat e Dubait’, as marrëveshje ekstradimi, as letër-porosi!

13:16, 31/12/2023
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku.

Përse Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain, Emiratet?! - Investojnë strategjikisht djemtë problematikë që ndodhen atje! Dhe investojnë në Tiranë! Shumica e tyre presin ecurinë e investimeve në Portin Durrësit.

Në mungesë të marrëveshjes përse nuk funksionojnë letër-porositë?! Të shkojnë t’i marrin në pyetje atje ku janë. Aty kanë dhe Nusretin për një çapë bukë me kripë floriri.

SPAK e di në gjumë këtë veprim procedurial të munguar. Ky është mosveprim ku përfituesi fundor është krimi organizuar. Por ata kanë një problem. Janë ortakë elektoralë dhe prodhues pushteti. Dikush urdhëron.

Meqë Rama mburret se e kam bërë unë Reformën, mjafton një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara për të cilën janë dakort si me shumë vende.

Ata kanë marrëveshje ekstradime me 40 vende, mes të cilave, me Francën, Britaninë, USA, Belgjikën, Gjermaninë, Greqinë, Indinë, Australinë, Kinën, Pakistanin, Danimarkën, Rumaninë, Kanadanë, Afrikën e Jugut, Irlandën, Kazakistanin, Algjerinë, Sirinë, Jordaninë, Egjiptin, Somalin; me Italinë që në vitin 2018 e me të gjitha vendet e Lindjes së Mesme. Më 5 dhjetor 2023 kanë nënshkruar më të fundit edhe me Irlandën.

Nga ‘97 në janar deri në 31 dhjetor 2022, Dubai ka ekstraduar ndaj vendeve kërkuese 253 autorë krimesh. Nga vendet e tjera drejt Dubait janë ekstraduar 96 autorë krimesh.

Qeveria ndalon marrëveshjet, SPAK letër-porositë. As ekzekutivi nuk merr iniciativën, as prokuroria nuk kërkon. Kjo është dakortësi për të mos hetuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco