Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Xhaferri: Drejtësia si kamxhik në duart e Edi Ramës, arsye pse duhet të ngrihemi, të bëjmë rezistencë!

Xhaferri: Drejtësia si kamxhik në duart e Edi Ramës, arsye pse duhet të ngrihemi, të bëjmë rezistencë!

12:52, 31/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, i ftuar sot në SYRI TV për të folur për arrestimin “e papritur” të liderit të opozitës në Shqipëri, Sali Berishës, ish-President, bëri një krahasim me atë që po ndodh në një vend demokratik si SHBA.

“Le të marrim dy çështje paralele, - tha Xhaferi, -  që Donald Trump ka 34 akuza dhe është i lirë e duke garuar për President, duke fituar dhe primaret, kurse Sali Berisha që nuk ka asnjë akuzë e është vetëm në hetim, ka tri masa sigurie.”

Që këtu duket se pse mund të përdoret termi “i papritur”, sepse askush nuk mund ta presë këtë masë sigurie në momentin që pretendojmë se jetojmë në një shoqëri demokratike të lirë, me gjyqësor të ndarë, me sistem drejtësie të pavarur nga qeveria.

Por është shumë e pritur dhe e paralajmëruar nga opozita prej vitesh që sistemi i drejtësisë është i kapur dhe është kthyer në një instrument dhe kamxhik për Kryeministrin, për Edi Ramën. Këto gjëra po ndodhin dhe do të ndodhin ndoshta edhe gjëra më të këqia në të ardhmen dhe për këtë arsye opozita trumbeton dhe iu bën thirje qytetarëve të ngrihen të protestojnë në mënyrë që të kemi një rezistencë dhe një prapakthim të këtij kursi që vendi ynë po merr, që po shndërrohet nga një vend me një pluralizëm të brishtë me sisteme të brishta të pandara deri diku, në një sistem komplet 100% autokratik, diktatorial.

Megjithatë, aksionin e opozitës nuk do ta ndalojë, por do ta frymëzojë dhe do ta përforcojë dhe është koha që të gjithë personat që janë në hierarkinë e PD-së, në poste të ndryshme lidershipi, tani duhet të kenë një kohezion, një organizim në mënyrë që seceli të marrë detyrat e veta në territorin e vet, në zonën e vet dhe të inspirojë njerëzit e ti ngrejë në protesta që nuk do të ndalojnë derisa ky regjim të rrëzohet.”

Ndiqni intervistën e plotë me z. Xhaferri në videon e SYRI TV.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco