Arrestimi i Berishës/ Peka: Prapa kësaj nuk ka as amerikanë, as gjermanë, as PS! Është vetëm Edi Rama

Arrestimi i Berishës/ Peka: Prapa kësaj nuk ka as amerikanë, as gjermanë, as PS! Është vetëm Edi Rama

14:14, 30/12/2023
A+ Aa A-

Pasi GJKKO mori vendim për arrest shtëpie ndaj liderit të opozitës, Sali Berishës, madje arrest shtëpie me mbikëqyrje policore, politikanë, analistë, juristë, aktivistë etj. kanë reaguar.

Një ndër ta, analisti Çim Peka, në një prononcim në SYRI TV sot lidhur me këtë masë të re shtrënguese ndaj z. Berisha, i pyetur se si e sheh këtej e tutje situatën, tha:

“E para, të themi pse ndodhi. Askush të mos ketë dilema që pas kësaj është vetëm Edi Rama. Askush! Nuk ka as amerikanë, nuk ka as gjermanë, nuk ka as italianë, nuk ka as SPAK, se nuk ekziston SPAK, nuk ka as Parti Socialiste, se nuk ekziston Partia Socialiste – është vetëm një individ. Është Edi Rama! Kush mendon të kundërtën, nuk kupton gjë se çfarë ndodh në këtë vend.

Pse e them unë që është Edi Rama?!

Ne nuk mund të bëjmë të paditurin e të dalim të themi gjëra që nuk ekzistojnë! Ata që e shpallën “non grata” Sali Berishën, pas lobingut, ata që e morën vendimin, po ju vjen keq për këtë që i ndodhi Sali Berishës?! Fare! Të jeni të sigurt se nuk ka anëtarë të kësaj administrate që i vjen keq për këtë që po i ndodh, Sali Berishës. Kjo nuk do të thotë që janë ata pas.

Merrni një fakt. “Zëri i Amerikës” shumë rrallë bën investigime, media zyrtare e DASH. Pikërisht në momentin e masës së parë ndaj Sali Berishës, bëri një investigim për Kompleksin Partizani, që ishte mesazh i qartë për drejtësinë. Dhe çfarë dilte nga investigimi i medias amerikane?! I medias zyrtare të DASH?! E vetmja përgjegjësi ligjore aty ishte e një individi që kishte vendosur firmën, e Edi Ramës. Te dosja për të cilën arrestohet Sali Berisha. sipas medias zyrtare ët Departamentit të Shtetit, përgjegjësia ishte e Edi Ramës. Pra, absolutisht nuk është investim amerikan.

A iu dhimbset Sali Berisha?! Fare! Sepse iu ka dalë përballë, por ata e dhanë sinjalin e qartë edhe për drejtësinë, edhe për publikun, që kjo dosje nuk është e Sali Berishës. Këtë dosje e ka bërë Edi Rama. Prandaj, kush thotë se janë amerikanët pas, thjesht po ju hedh hi syve ose nuk kuptojnë.  A iu dhimbset amerikanëve, Sali Berisha?! – Absolutisht jo! Prandaj tek kjo gjë është vetëm Edi Rama.  

Pse?! Se pyetja është pse? Sepse ka pastaj nga “megafonët” e tyre që dalin e thonë se “Ramës nuk i intereson, se po shkuan tek Berisha, herët a vonë do t’i vijë radha dhe atij"(!!!)

Rama nuk shpëton dot, me Berishë dhe pa Berishë! Është i inkriminuar. Familja e tij është familja më kriminale në Shqipëri. Vëllai i tij është trafikant droge, është në përgjimet e Xibrakës. Prokurori i Përgjithshëm është bërë Prokuror  i Përgjithshëm vetëm se ka fshirë këtë pjesë, e cila ekziston. Nuk diskutohet. Edi Rama vetë është i akuzuar pafundësisht për lidhjet e dyshimta. ‘Ndragheta ndërton në Tiranë që kur është bërë Edi Rama, kryetar bashkie.

Nuk ka gjë që e shpëton. Është e pamundur. Gruaja e tij me disa burra, nuk dihet sa para pastron. Ka një pallat, dhuratë, atje. Ka blerë mijëra metra tokë me 2.5 dollarë! Është i zhytur! Për shtëpinë e tij, njëherë thotë e kam bërë me paratë që ka kursyer në Paris, kur në Paris nuk ka bërë asnjë punë; pastaj thotë e kam bërë me shitjen e pikturave, pastaj “ma ka blerë gruaja”.

Vetëm deklaratat e tij publike, këtë njeri e zhysin! Pa lënë të fundit pastaj, dhjetëvjeçarin e tij në qeveri, që nuk kemi nga ta kapim. Ulërijnë firmat e Edi Ramës. 17 firma për një ditë!!! Ulërijnë! Thotë “unë firmos çfarë më sjellin” ndërkohë që edhe për këtë që arrestohet Sali Berisha, ka firmosur Edi Rama, jo Sali Berisha. Pra, është vetëm ky.

Pse e bën?! Se këtë e thashë për atë që thonë se “Ramës nuk i intereson”. Ramës i konvenon!

Pse e bën Edi Rama këtë gjë? - Edi Rama e bën këtë gjë sepse i vetmi shqetësim që ka për momentin është pamundësia për të ndaluar bashkimin! Gjë që po ndodh!

Pse i duhej PD-ja e përçarë, Ramës? – Rama i vjedh votat në çdo variant, por duke qenë PD-ja e përçarë, Rama e kishte alibinë e vjedhjes, thoshte “shiko, këta nuk u votuan se janë të ndarë”.

Në momentin që këta janë të bashkuar, i bie kjo alibi dhe një autokrati, një hajduti, një drejtuesi regjimi, i duhet se s’bën alibia për të bërë veprimet. Në momentin që këta janë të bashkuar, ai nuk thotë dot më se “ata nuk u votuan se ishin të ndarë”. Se Rama për çfarë do të votohet?! Rama nuk del sot t’u thojë shqiptarëve se keni për çfarë votoni, por thjesht thotë “këta nuk bëjnë”! Kjo është e gjithë teza e tij.”

Ndiqni intervistën e plotë me z. Peka në videon e SYRI TV.

Lexo edhe: Arrestimi i Berishës/ Manjani: Pjesë e një axhende politike, nuk ka lidhje me drejtësinë, shpikje ligjore e SPAK!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco