Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Flamur Noka: Berisha po arrestohet sepse aktiviteti i tij politik i kall datën Edi Ramës! I kanë bërë gabim llogaritë

Flamur Noka: Berisha po arrestohet sepse aktiviteti i tij politik i kall datën Edi Ramës! I kanë bërë gabim llogaritë

14:16, 30/12/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka reagoi pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për arrestimin e kreut të opozitës shqiptare.

“Me vendimin e sotëm të Drejtësisë Politike mund të themi se Edi Rama e ktheu Shqipërinë në Rusinë e vogël të Europës me liderin e opozitës të arrestuar.

Sot lideri i opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha arrestohet e burgoset pa asnjë akuzë, pa asnjë fakt e pa asnjë provë… thjesht sepse në liri dhe në aktivitet politik i kall datën Edi Ramës dhe bandës së pushtetit.

Arrestohet sepse po i diskreditonte çdo ditë e më shumë me fakte e prova Drejtësinë e Re Politike, e cila fsheh, asgjëson provat për Erion Veliajn, Engjëll Agaçin dhe kreun e regjimit Edi Rama dhe sajon dosje politike për krerët e opozitës…

SPAK dhe GJKKO pas këtij vendimi rikthyen Sigurimin e Shtetit si organe dhune të diktaturës ndaj kundërshtarëve të regjimit. Llogaritë i kanë bërë gabim.

Mosbindja civile për të gjunjëzuar këtë narkoregjim për opozitën dhe shqiptarët është rruga e vetmë.

O sot, o kurrë...!” shkruan Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco