Rama pranoi publikisht se gjykata politike po i realizon ëndrrën, arrestimin politik të liderit të opozitës

Rama pranoi publikisht se gjykata politike po i realizon ëndrrën, arrestimin politik të liderit të opozitës

13:45, 30/12/2023
A+ Aa A-

Gjatë konferecës së sotme për shytp të Edi Ramës, i cili  e kishte sajuar fiks në orarin që gjykata politike do të realizonte ëndrrën e tij për arrestimin dhe kufizimin e lirisë së shprehjes për liderin e opozitës, Rama e dha vetë vendimin në avancë, kur iu përgjigj një pyetje në lidhje me arrestimin e Berishës dhe se a e kishte ëdërruar ai këtë gjë, Rama nuk mohoi që kjo të ishte një ëndërr, madje paralajmëroi se nuk është më e madhja dhe se ai ka ende ëndrra të tilla të mëdha.

Më politik se ky koment i Ramës nuk mund të jetë akti kamikaze i Irena Gjokës.

Dhe kush është ëndrra më e madhe pas arrestimit të liderit të opozitës për një autokrat?

Sigurisht që është asgjesimi i plotë i demokracisë dhe mbretërimi i tij.

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit, ndër të tjera u pyet nga gazetarët e pranishëm, nëse e kishte e parë në ëndrrat e tij këtë fund të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Rama tha se ai nuk komenton asgjë për non-gratë, duke shtuar se ëndrrat e tij janë më të mëdha  se sa lidhur me persona të caktuar.

“Pyetja e lidhur me non – gratën, nuk kam asnjë koment, sepse nuk merrem me dikë që është shpallur non grata nga SHBA, por ju siguroj që ëndrrat mia janë shumë të më mëdha se sa lidhur me persona të caktuar, nuk shoh në ëndërr si se dënohen njerëz” tha shkurtimisht Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco