Orkestroi goditjen e opozitës dhe arrestimin e liderit të saj/ Rama tërbohet nga konfirmimi i ‘hajdutëve dymetroshë’

Orkestroi goditjen e opozitës dhe arrestimin e liderit të saj/ Rama tërbohet nga konfirmimi i ‘hajdutëve dymetroshë’

13:36, 30/12/2023
A+ Aa A-

Shqipëria e mbylli këtë vit me konfirmimin më të qartë se diktatura e re ka hedhur rrënjë në çdo aspekt.

Një gjykatë e kontrolluar nga Edi Rama vendosi nën arrest shtëpiak liderin e opozitës, Sali Berisha.

Por edhe pse ka bërë gjithçka për të goditur opozitën dhe kryetarin e saj, Edi Rama bëri hipokritin në një konferencë për shtyp të fundvitit.

“Kurrë nuk është fitorja e një partie arrestimi i dikujt të cilësdo parti. Kjo është në parim. Partitë fitojnë zgjedhje për të çuar para vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët në një mënyrë apo një tjetër. Nuk e shoh si një fitore të PS-së apo edhe si një fitore të Erionit apo Taulantit që kanë bërë një pasion që uroj ta kishin të gjithë në detyrën e tyre. Kjo është diçka që nuk ka lidhje fare me dëshirën, objektivin, nevojën për të parë si fitore faktin që cilido qoftë vihet nën trysninë dhe pastaj nën masat e drejtësisë,” tha Rama.

Më tej, Rama e pranoi vetë se e kontrollon drejtësinë, kur tha se beteja që po i bën opozita kësaj drejtësie, po e çon atë drejt shkatërrimit.

“Për mua është një proces shpërbërjeje, që nuk kthehet mbrapa duke bërë ngjitje artificiale copash të cilat nuk i lidh asgjë tjetër përveç interesit për karrige të individëve që i përbëjnë ato copa. Nuk ka asnjë vizion, nuk ka asnjë qëllim afat mesëm lëre më afatgjatë, nuk ka asnjë lloj lidershipi. Është një shpartallim që do vazhdojë sipas meje dhe më vjen keq për këtë”, tha Rama.

Ai tha se nuk flet personalisht për Berishën, pasi ai është non-grata në SHBA, edhe pse ai e ka orkestruar këtë proces, siç raportojnë edhe mediat e mëdha amerikane.

Në fund të konferencës, Rama u tërbua se pse gazetarët i thanë se a po rrëzohet teza e tij se nuk ka hajdutë dymetroshë, për shkak se hetimet ndaj Ilir Beqajt po nxjerrin në dritë fakte të reja.

“Deri tani, akuza është shpërdorim detyre, jo korrupsion. Fjala hajdut është fjalë shumë e madhe. Liria e fjalës për të damkosur dikë për hajdut është abuzim”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco