Xhaferri: Vendimi skandaloz i GJKKO për Berishën, Ramës i vjen urimi i parë nga Kremlini!

Xhaferri: Vendimi skandaloz i GJKKO për Berishën, Ramës i vjen urimi i parë nga Kremlini!

13:34, 30/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas vendimit të GJKKO e cila pranoi kërkesën e SPAK për të caktuar arrest shtëpie me mbikëqyrje policore për liderin e opozitës, Sali Berisha.

Xhaferri është shprehur se Ky vendim shoqërohet edhe me ndalimin e komunikimit të liderit të opozitës me persona të tjerë veç familjes dhe daljen jashtë vendit, teksa për ironi të fatit prokuror i çështjes që rrëzoi liderin e lëvizjes antikomuniste është një ish hetues i regjimit si Arben Kraja

Reagimi:

Nuk ka asnjë surprizë, GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të caktuar arrest shtëpie me mbikëqyrje policore për liderin e opozitës, Sali Berisha.

Ky vendim shoqërohet edhe me ndalimin e komunikimit të liderit të opozitës me persona të tjerë veç familjes dhe daljen jashtë vendit, teksa për ironi të fatit prokuror i çështjes që rrëzoi liderin e lëvizjes antikomuniste është një ish hetues i regjimit si Arben Kraja.

Urimi i parë Kryeministrit Edi Rama me siguri do t'i vijë nga Kremlini, pasi vetëm atje kreu i opozitës burgoset me një dosje politike pa asnjë provë të vetme dhe asnjë akuzë konkrete.

SPAK po tenton të çojë deri në fund misionin për të cilin Mcgonigal dështoi, vrasjen e opozitës reale.

Ky vendim i Gjykatës është i koordinuar me vendimet gjyqësore për zvarritjen e çështjes së vulës e për fat të keq vendimet dirigjohen në zyrat e Kryeministrisë.

Përballja, protestat dhe rezistenca janë të vetmet alternativa që na kanë mbetur!

Nuk do lejojmë që Shqipëria të shndërrohet në Rusinë  e dytë e Ballkanit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco