Shkëlzen Berisha: Kartolina e Ramës për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës!

Shkëlzen Berisha: Kartolina e Ramës për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës!

13:15, 30/12/2023
A+ Aa A-

Shkëlzen Berisha reagoi në median sociale pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, që e vendos liderin e opozitës shqiptare në arrest shtëpiak, duke u rreshtuar me disa prej shteteve diktatoriale në botë.

“Kartolina e Ramës për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës!” shkruan Berisha.

Vendimi për kreun demokrat erdhi pas një serie shkeljesh ligjore dhe kushtetuese.

Edhe vendimi i të shtunës nga gjykatësja Irena Gjoka, ishte në shkelje të hapur të ligjit dhe Kushtetutës.

Ajo vendosi të mos i lejojë komunikimin një ligjvënësi.

Berisha është vendosur nën arrest shtëpiak edhe pse është nën hetim dhe ndaj tij nuk ka asnjë akuzë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco