Diktatura e re/ Irena Gjoka nuk i lejon liderit të opozitës komunikimin me persona të tjerë pa pyetur Kuvendin

Diktatura e re/ Irena Gjoka nuk i lejon liderit të opozitës komunikimin me persona të tjerë pa pyetur Kuvendin

13:00, 30/12/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e SPAK për vendosjen në arrest shtëpiak të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Kërkesa u bë nga një ish-prokuror i regjimit komunist dhe u miratua nga një gjyqtare e shkarkuar për paaftësi nga Sali Berisha.

Por bie në sy se Arben Kraja, Enkeleda Millonai dhe Irena Gjoka kërkojnë që lideri i opozitës të mos komunikojë me askënd.

Edhe pse për këtë kërkesë duhej të merrej autorizim i veçantë nga Kuvendi, SPAK dhe GJKKO vazhduan shkeljen e ligjit.

“Gjykata vendosi masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha, duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën Rruga "Mustafa Matohiti", Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë, duke u siguruar ruajtja e tij me punonjës policie të shtetit, si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të,” thuhet në vendim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco