Vasili: Pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, me 109 mijë çështje, ky është 2023 për shqiptarët!

Vasili: Pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, me 109 mijë çështje, ky është 2023 për shqiptarët!

12:51, 30/12/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, me 109 mijë çështje, ky është 2023 për shqiptarët!

Qeveria dhe patronazhistët mediatike i bëjnë reklamë pa fund Drejtësisë së re njëlloj si ato reklamat televizive që shesin dyshek dhe ilaçe për kockat.

Por Drejtësia e është realisht një gërmadhë të cilës i gëzohet vetëm qeveria, që e ka kapur për gryke.

Asgjëja më e vogël pozitive për qytetarët.

Realisht nuk kemi as Gjykatë Kushtetuese dhe as Gjykatë të Lartë.

Gjykata Kushtetuese është praktikisht inekzistente, e depersonalizuar,pa asnjë autoritet, një çete rilindase që mendon e vendos vetëm për të krikuar alibi për hajdutëritë e qeverisë duke u shndërruar në një institucion qesharak të neveritshëm që nuk të ngjall asnjë besim dhe respekt.

Gjykata e Lartë arrin të çmendet sa që deklaron se duhen dënuar avokatët që bëjnë rekurse dhe mendon si të mbyllë me aksion dosjet sikur është ndonjë plan komunist për realizimin e normës e lërimit te tokës në bujqësi.Duke harruar se janë fate dhe jetë njerëzish në ato dosje.

109 mijë dosje të pashqyrtuara dhe trajtimi aktualisht i rasteve të vitit 2016 është provë e drejtësisë së munguar dhe njerëzit po ikin nga kjo jetë pa padrejtësi me sy.

Një hartë gjyqësore kriminale, që ka shkatërruar aksesin për drejtësi dhe grumbullim pirg të dosjeve me vonesa pa mbarim për vite të tëra dhe një kualitet profesional mizerabel.

Mbi 40% e më shumë gjykatës e prokurorë mungojnë në sistem.

Numri i çështjeve për çdo gjykatës është trefishuar.

Është trefishuar koha mesatare për gjykimin e nje çështje në raport me mesataren përpara reformes.

Një SPAK që trajton me regji çështjet, që nuk lëviz gishtin për denoncime flagrante, që zvarrit çështjet në ngarkim të qeverisë, që ka frikë dhe i shërben vetëm mbulimit të përgjegjësive shumë të rënda të kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Këto janë të vërtetat e 2023 për Drejtësinë gjoja të re.

Kjo drejtësi është mënxyrë për qytetarët dhe parajse për pushtetarët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco