Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dumani për Berishën: Nuk po e hetoj unë

Këlliçi: Veliaj refuzon të përgjigjet! Të gjitha paratë për inceneratorin fantazëm të Tiranës do të paguhen nga bashkia

Këlliçi: Veliaj refuzon të përgjigjet! Të gjitha paratë për inceneratorin fantazëm të Tiranës do të paguhen nga bashkia

13:04, 29/12/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD, ka vijuar sot sëbashku me Kryetarin e PD-së, Sali Berishën, publikimin e fakteve të reja lidhur me skemën e vjedhjes qeveritare të miliona eurove nëpërmjet një inceneratori fantazmë në kryeqytet, për të cilin SPAK ka nisur hetimet.

Këlliçi tha" "Në vijim të denoncimit të bërë dje për të cilin sigurisht që nuk morëm asnjë përgjigje nga institucionet, por nga falsifikatori i radhës. Sot në interes të publikut do vazhdojmë të bëjmë transparencë.

Në datën 12.03.2018 Ministri Damian Gjiknuri i drejtohet Kryetarit të Bashkisë Tiranë ku I kërkon:
Përsa më sipër, duke qenë se Bashkia Tiranë është monitoruesja në terren e kësaj kontrate, si njësia më e madhe vendore përfituese, kërkojmë që bashkë me letrën e angazhimit, të na dërgohen konfirmimet e situacioneve për sasinë minimale të mbetjeve të depozituara për çdo muaj, duke ndarë vlerën që duhet të paguaj Autoriteti Kontraktor për këtë sasi, për llogari të Bashkisë.

Në foton e dytë që po ju paraqesim pjesë përbërëse e miratimit të koncensionit PLANI I ANGAZHIMIT FINANCIAR PËR SASINË MINIMALE TË MBETJEVE, shihet fare qartë se Qeveria ka detyrim të kryej pagesa për këtë koncesion.

Në foton e tretë të marrë nga auditimi i KLSH në Ministrinë e Financave ne vitin 2019 për këtë kontratë koncensionare, citojmë: 
“Këto pagesa sipas studimit të fizibilitetit dhe kërkesës së MFE për parashikimin në tavanet buxhetore janë të detajuara në shumën 130.883.750 euro mbështetje nga qeveria shqiptare, dhe 91.784.500 euro pa TVSH nga buxheti i bashkive që përbëjnë Qarkun Tiranë….

Në lidhje me këtë konstatim nga ana e MFE është paraqitur observacion ku sqarohet se: 
Ministria e Mjedisit nuk do të ketë asnjë lloj financimi për këtë projekt;
Bashkia Tiranë do të përballojë këto shpenzime me anë të grandit të pakushtëzuar që qeveria qendrore alokon për qeverisjen lokale. 
Pra burimi i financimit për inceneratorin e Tiranës ndahet në dy komponentë:
Qeveria nëpërmjet grandit të pakushtëzuar, ku siç shihet dhe nga tabela mbulon pjesën më të madhe të financimit, dhe;
Bashkia Tiranë nëpërmjet të ardhurave të veta;

Në tabelë është shprehur angazhimi i qartë se në vitin e 7 të kontratës, qeveria mbulon 5.6 milionë euro pa TVSH, ndërsa Bashkia Tiranë mbulon 1.9 milion euro pa TVSH.   
Pra është shumë e qartë që si qeveria ashtu edhe Bashkia Tiranë kanë detyrimin ligjor që në momentin që firmosën këtë kontratë korruptive që të planifikojnë buxhet për pagesat për inceneratorin fantazmë. 

Ajo që ne bëmë publike dje ishte pjesë e relacionit të buxhetit 2024-2026 për Bashkinë Tiranë, ku specifikohet se buxheti i shtetit, sipas Erion Veliajt nuk ka planifikuar fonde për këtë kontratë koncesionare, dhe i gjithë detyrimi financiar do të mbulohet nga Bashkia Tiranë.

Në këto momente, ne ngritëm disa pyetje të cilat këshilltarët bashkiakë të opozitës ia kanë drejtuar zyrtarisht Kryetarit të Bashkisë. 

Për këto pyetje dhe të tjera në lidhje me inceneratorin e Tiranës, këshilltarët tanë bashkiakë kërkuan edhe një seancë të posaçme të Këshillit, të cilave Erion Veliaj refuzon t’u përgjigjet, ashtu siç refuzoi dhe mbledhjen e Këshillit Bashkiak, duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe rregulloren e Këshillit Bashkiak. 
Refuzimin për të bërë transparencë e tregoi dhe me votimin me urgjencë, pa pranuar asnjë pyetje, asnjë diskutim, dhe brenda dy minutave të projekt-buxhetit të Bashkisë. 
Rikujtojmë edhe një herë se Erion Veliaj në mbledhjen e këshillit bashkiak të datës 28 shtator 2017 deklaronte se kjo është një kontratë e firmosur nga qeveria, për të cilën bashkia Tiranë nuk do të paguajë asnjë lek shtesë. Por në dhjetor 2023, po Erion Veliaj thotë se të gjitha paratë për inceneratorin fantazëm të Tiranës do të paguhen nga Bashkia.
Ku e bazon Erion Veliaj këtë vendim që shkel termat e kontratës dhe angazhimin financiar të shprehur nga vetë bashkia Tiranë? A njohin ligje dhe norma këta njerëz?"

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco