Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmijë tjetër i mbytur

'Kondili, prokurori i preferuar i Edi Ramës dhe Pëllumb Gjokës, nuk guxon ta hapë dosjen e Teatrit Kombëtar'

'Kondili, prokurori i preferuar i Edi Ramës dhe Pëllumb Gjokës, nuk guxon ta hapë dosjen e Teatrit Kombëtar'

13:21, 28/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur sot edhe për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar, që u shemb në mënyrë të paligjshme nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe vazhdon të mbahet peng në gjykata.

"Para një ore jam informuar se prej 4 vitesh, Skapi mban turshi dosjen e Teatrit Kombëtar, - tha Berisha gjatë konferencës së shtypit. - Prej katër vitesh, prokurori Kondoli mban në sirtar dosjen e minimit të Teatrit Kombëtar. Pse e mban në sirtar? Sepse ajo është bërë me porosi të Edi Ramës nga Erion Veliaj.

Dhe se ka një procesverbal nga mbledhja e qeverisë, ka pasur edhe aty ministra që kanë shprehur pakënaqësi të madhe me atë që ndodhi me teatrin dhe Edi Rama është shndërruar në avokatin e Erion Veliajt sepse ishte i kapur nga Fusha.

Po të lexoni procesverbalin, gjeni një avokati gjer në neveri njerëzore që i bën Edi Rama.

Ndaj dhe Kondili, që ishte më i preferuari i Edi Ramës dhe Pëllumb Gjokës për t’u bërë kryetar i Skapit, nuk guxon të hapë dosjen.
Imagjinojeni, që aty ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por është vendim në letër se qeveria nuk e pyet fare.

Mirë është të mos e bëjmë shumë objekt konferencash se nuk ia vlen. Skapi është një armë në duart e diktaturës. Siç ka qenë Sigurimi i Shtetit- i cili ka qenë më numerik- në duart e diktaturës komuniste, Skapi është një armë në duart e diktatorit që ka të gjithë pushtetet bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Është mburojë për këto akte."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco