SYRI TV/ SPAK tejkalon kompetencat ligjore me kërkesën: Ndaj Berishës të caktohet 'arrest në shtëpi'

19:18, 26/12/2023
A+ Aa A-

SPAK ka tejkaluar çdo logjikë juridike duke kërkuar që liderit te opozites shqiptare Sali Berisha ti ndalohet edhe liria e shprehjes. Gjate seancës se sotme në GJKKO, prokuroria e posaçme i kerkoi gjykatës dhënien e masës “arrest shtëpie nën mbikëqyrje policore per kreun e PD Sali Berisha. Ne mënyre skandaloze, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjithashtu qe lideri i opozitës të mos komunikojë me asnjeri, me përjashtim te familjareve që jetojnë në të njëjtën banesë me të. Avokatët e cilësuan këtë kërkesë si të pabazuar në ligj dhe hakmarrje politike ndaj liderit të opozitës. Pas kërkesës së SPAK avokatët kërkuan kohë të njihen me kërkesën e SPAK. Ata kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka duke paraqitur provat për shkarkimin e saj në vitin 1996 nga KLD e drejtuar nga Sali Berisha. Seanca e radhës u caktua nesër në orën 11: 00.

SYRI TV

SPAK u paraqit me një kërkesë skandaloze dhe në tejkalim të çdo logjike juridike në kërkesën ndaj kreut te PD Sali Berisha sa i takon masës së sigurisë, ku përvec të tjerave i ndalon liderit te opozites shqiptare  edhe lirinë e shprehjes. Të caktohet arrest shtëpie, të ruhet nga policia dhe të mos lejohet të ketë komunikim me asnjë person tjetër përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë, thuhet në kërkesën e prokurorëve Arben Kraja e Enkeleda Millonai. Vendimi skandaloz i SPAK për të penguar angazhimin e Sali Berishës si Lider i Opozitës u kundërshtua nga avokatët. Ata e konsideruan këtë si konfirmim i hakmarrjes politike ndaj Sali Berishës dhe kërkuan kohë për tu njohur me kërkesën, teksa seanca u shty për të mërkurën në 27 dhjetor në orën 11:00. Avokati Genc Gjokutaj, tha se Berisha nuk përmbush asnjë element për të ndjekur një praktikë të tillë, teksa evidentoi shkeljet e SPAK në kërkesën me të cilën i është drejtuar gjykatës, duke shtuar se Prokuroria përkundër detyrimit ligjor, nuk dha sqarime për pyetjet që kishin avokatët.

Avokatët kërkuan po ashtu përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka për njëanshmëri. Kjo e fundit është shkarkuar nga Sali Berisha në vitin 1996, kur ai si president drejtonte edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Por edhe pse në konflikt të hapur interesi, Irena Gjoka nuk pranoi herën e parë që të jepte dorëheqjen, teksa këtë të martë, nuk u shpreh as pro dhe  as kundër kërkesës. Ajo po ashtu nuk ka pranuar asnjëherë të komentojë faktin se pse ka pranuar të shqyrtojë këtë dosje, kur është shkarkuar nga Berisha. Avokati i Berishës Genc Gjokutaj, tregoi më tepër detaje nga seanca me dyer të mbyllura.

Në seancën e 27 dhjetorit, pritet të ketë një qëndrim nga GJKKO lidhur me kërkesën e avokatëve që është regjistruar në sekretari por u komunikua edhe në sallën e gjyqit që Irena Gjoka të përjashtohet nga çështja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco