Belind Këlliçi publikon faktet dhe provat që fundosin Mërtirin dhe tregojnë lidhjet e tij me Erion Veliajn

15:46, 26/12/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD Belind Këlliçi pubikoi sot para mediave në një konferencë të përbashkët shtypi me kreun demokrat Sali Berisha, faktet që fundosin edhe më thellë Mirel Mërtirin dhe Erion Veliajn, në aferën e inceneratorit.

“Të gjitha këto materiale, dhe janë me qindra e-maile te tjera, që faktojnë gjithë akuzat, do ja dërgojmë organit të akuzës për t'i ardhur në ndihmë, që të bëjë zbardhjen e plotë të kësaj afere” u shpreh Këlliçi.

“Mirel Mërtiri ka dhënë një intervistë të gjatë në një studio televizive, në Syri TV, ku në daljen e tij të parë ka faktuar disa nga provat e pakontestueshme që ne në fakt i kemi dërguar Prokurorisë Speciale prej muaJsh me dëshminë e tij.

Unë do ju lexoj një shkresë zyrtare e cila do depozitohet ditën e nesërme zyrtarisht e firmosur nga unë në emër të grupit të ekspertëve që kanë 7 muaj që punojnë me këtë dosje, në lidhje me zbërthimin e kësaj dëshmie përvëluese që shtetasi Mirel Mërtiri ka dhënë.

Po ju lexoj shkresën dhe më pas do ju shfaq në ekran dy e-maile te reja të shtetasiT Mirel Mërtiri nën adresën që ai e pranoi gojarisht,  limonmango10@gmail.com.

Duke qenë se ne kemi kërkuar të bëjmë transparencë për të gjitha provat që kemi dërguar në SPAK, po ju fillojmë t’ju tregojmë edhe këto prova të reja që tregojnë si drita e diellit, në të cilën, aktorët kryesorë mundohen të fshehin identitetin e tyre, po nuk ja dalin dot... dhe një komunikim mes Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në Whatssap ku sigurisht përmendet emri i kryetarit të bashkisë.

Dokumentat që do dërgojmë nesër në Prokurori nisen nga fakti që Mirel Mërtiri gjykohet në mungesë dhe nga ana e SPAK deri më sot nuk është marrë asnjë deklarim.

Për t’i ardhur në ndihmë hetimit në lidhje me anën subjektive të qëndrimit të tij, bashkëlidhur, ditën e nesërme në do dërgojmë në SPAK:

Një kopje të emisionit ku ky shtetas ka deklaruar dhe pranuar faktet e mëposhtme dhe janë 12 momente të intervistës që do i dërgojmë të plota në USB, për t’i ardhur në ndihmë organit të akuzës.

Të gjitha këto materiale do ja vëmë në ndihmë Prokurorisë së Posaçme për sqarimin e rrethanave nga shtetasi Mirel Mërtiri në 'Çim Peka Live' në Syri Tv, për t’i hapur rrugë hetimit.

Nisur nga fakti që i pandehuri Mirel Mërtiri gjykohet në mungesë dhe nga ana juaj nuk është marrë asnjë deklarim, për t'i ardhur në ndihmë hetimit në lidhje me anën subjektive të qëndrimit të tij, bashkëlidhur do dërgojmë:
 

Kopje të emisionit ku ky shtetas në mënyrë objektive ka deklaruar dhe pranuar faktet e mëposhtëme:
Minuta e 00:18:00 deri 00:20:46 ( Pjesa e parë) ku shprehet për mardhënien me shtetasin Klodian Zoto.
Minuta 00:41:00 deri 00:42:08 ( Pjesa e parë) ku shprehet se nuk është njoftuar për tu paraqitur në komisionit hetimor pasi kishte interesa të caktuara të mos paraqitesha.
Minuta 01:01:00 deri 01:03:00 ( Pjesa e parë) ku shojegon funksionet që ka mbajtur pranë kompanive ITS sh.p.k dhe Geogenix BV.
Minuta 01:04:20 ( Pjesa e parë) ku pyetet për kontratëm e punes me kompaninë Geogenix BV.
Minuta 01:09:45 deri 01:12:30 ( Pjesa e parë)  ku konfirmon autenticitetin e email mirelmertiri@gmail.com dhe quan praktikë normale favorizimin e Bashkisë Tiranë apo dhe kompani private të lidhura me të për depozitimin e dherave dhe inerteve ( email te përcjellë me shkresë zyrtare pranë strukturës tuaj nga unë).
Minuta 01:15:10 deri 01:18:10 ( Pjesa e parë)  ku konfirmon autenticitetin e fotos së grupit të Whatsapp DRAMA ( përcjellë me shkresë zyrtare pranë strukturës tuaj nga unë) dhe komunikimit për një sponsorizim në vlerën 1 (një) milion euro në favor të Bashkisë Tiranë.
Minuta 01:36:34 deri 01:37:11( Pjesa e parë)  ku shprehet se mban përgjegjësi penale për këto që ka shprehur në këtë emision.
Minuta 01:44:50 deri 01:48:50 ( Pjesa e parë) ku saktëson funksionet që ka në mbajtur në kompani, punët e përditshme dhe marrëdhëniet me bordin në Hollandë.
Minuta 00:36:44 ( Pjesa e Dytë) ku pyetet dhe përgjigjet për Denist Ymeri, kompanine Artcon dhe Cassanova Hernandez.
Minuta 00:47:20 deri 00:52:00 ( Pjesa e Dytë) ku pyetet për marredhenien me Ben Blushin, Eva Blushin,kompaninë EM CAPITAL te rregjistruar në Bullgari me pronar Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi si dhe pagesat e përfituara nga incineratori i Tiranës për të blerë aksionet e kompanisë që administron Lori Kafe ( do e saktesoj ne qkb)
Minuta 00:57:15 deri 00:58:25 ( Pjesa e Dytë) ku pyetet për marrëdhënien me Kryetarin e Bashkisë Tiranë  për të cilën shprehet se do të flasi në SPAK.
Minuta 01:03:57 deri 01:05:20 ( Pjesa e Dytë) ku pranon se adresa limonmango10@gmail.com përdoret nga ky shtetas.

 

Të gjitha këto materiale po ua vëmë në dispozicion për sqarimin e rrethanave nga shtetasi Mirel Mërtiri në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri TV dhe për t'i hapur rrugë verifikimit të fakteve të tjera të hetimit.

Do doja që të nxirrja dy prova të reja, e para është ky email nga Michael Druijts, drejtori A, i kompanisë mëmë të inceneratorit të Tiranës, ku më 14 mars 2022, i drejtohet limonmangos dhe subjekti është për shtetasin Hermsan Vermeulen që ka qenë administrator i inceneratorit të Tiranës, dhe i drejtohet limonmangos duke nisur me 'i dashur Mirel', në të gjithë këtë komunikim zotëria Druijts i shkruan Mërtirit se nuk kanë patur mundësi të dëgjohen mirë në tElefon, dhe i kërkon aprovimin e katër kërkesave që Vermulen kishte për tu emëruar administrator.

Ndërsa në një email të datës 24 dhjetor 2022 Michael Druijts i dërgon listën e punonjësve së IEBV SPV limonmangos ku i drejtohet me ‘sir’, zotëri.

Gjithashtu një tjetër moment i cili është i pranuar nga Mirel Mërtiri në emision, komunikimin në grupin e Whatssap të titulluar 'drama' ku në lajmin për donacionin që i është bërë bashkisë Tiranë për një milion euro, për një çerdhe, që ky inagurim është bërë nga Erion Veliaj, Mirel Mërtiri i shkruan Klodian Zotos, i çon këtë lajm dhe e komenton me të, teksa përmendet dhe 'lali'.

Të gjitha këto materiale, dhe janë me qindra emaile tjera që faktojnë gjithë akuzat, do ja dërgojmë organit të akuzës për t’i ardhur në ndihmë, që të bëjë zbardhjen e plotë të kësaj afere", u shpreh Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco