'Në momentin më të përshtatshëm do protestohet përpara Skapit! Ju garantoj se do përballet me opozitën në mënyrën më të fuqishme'

'Në momentin më të përshtatshëm do protestohet përpara Skapit! Ju garantoj se do përballet me opozitën në mënyrën më të fuqishme'

14:09, 26/12/2023
A+ Aa A-

"Protestat do jenë kryefjala jonë" theksoi lideri i opozitës, Sali Berisha, para mediave sot, ku doli në një konferencë të përbashkët shtypi me Belind Këlliçin, anëtarin e Kryesisë së PD.

"PD-ja, - tha Berisha  -  deklaron me përgjegjësi të plotë: Në Shqipëri është vendosur diktatura dhe jo rastësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, unë e kam quajtur ‘colpo di grazia’ të këtij regjimi se me atë vendim u mbyll edhe hapësira e fundit që kishte mbetur në institucione për opozitën në këtë vend. Kështu që opozita ka një mision, mision që të përshtatet me betejën me diktaturën e re që u vendos. Kjo është diktaturë.

Epoka e revolucionit të dhjetorit u mbyll. Nuk ekziston më. Ekziston si trashëgimi. Sot është epoka e vendosjes së pushtetit absolut të një njeriu, të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.

Është një fillim shumë motivues, jo i lehtë, por garantoj çdo shqiptar se fitorja është e sigurt në qoftë se ne bëjmë detyrën tonë.

Edi Rama me këto që bëri dëshmoi se ka frikë të tmerrshme, dëshmoi se është i pashpresë.

Unë kam besim se shqiptarët do thonë fjalën e tyre...

...Në momentin më të përshtatshëm do protestohet përpara një organizate kriminale që ka zëvendësuar hetuesinë e Sigurimit të Shtetit. Para një organizate të mbushur me xhelatë të ligjit dhe të drejtës.

Cilido nga ju që lexon rrëfimet e Elton Qynos, ju siguroj se akte të tilla kanë ndodhur vetëm në hetuesinë e Sigurimit të Shtetit dhe kurrë ndonjëherë tjetër. 

Dhe pse ato? Sepse sipas avokatit të tij, Elton Qyno si njeri që qëmton informacione, gjeti informacione qëlidhnin direkt Edi Ramën me krimin dhe Taulant Ballën me krimin. Ishin emrat e tyre që kishte Elton Qyno në arkivën e tij.

Mënyra se si e trajtuan është një terror, një torturë psikologjike që nuk mund të ndodhë kurrë ndaj një gazetari. Kështu që Skapi ju garantoj se do përballet pa asnjë hezitim me opozitën në mënyrën më të fuqishme."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco