Berisha: Jemi në diktaturë, por unë do t'i ndjek të gjitha etapat, patjetër që do t'i drejtohem Strasburgut

Berisha: Jemi në diktaturë, por unë do t'i ndjek të gjitha etapat, patjetër që do t'i drejtohem Strasburgut

14:05, 26/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, iu përgjigj sot gazetarëve se a do t'i vijojë ai bashkë me avokatët e tij, betejën ligjore ndaj sulmit politik që po i bëhet nëpërmjet SPAK-ut. 

"Unë do të ndjek çdo shkallë sepse unë nuk pranoj që ne jemi në shoqëri parashtetërore, - tha Berisha. - Jemi në diktaturë, por unë do ndjek të gjitha etapat.

Tani imagjinoni ju kur të shkoj, ta supozoj, nëpër këto gjykatat shqiptare, se çfarë kënaqësie do kenë ata të hedhin poshtë kërkesën time për të treguar vasalitetin ndaj Edi Ramës. Por kjo nuk më impresionon mua.

Strasburgu është tjetër, patjetër që unë do t' i drejtohem, është gjykata-gardian e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco