SYRI TV/ Berisha takim me të rinjtë: Do i jepni Ramës, përgjigjen e merituar

13:45, 26/12/2023
A+ Aa A-

SYRI TV- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me të rinjtë demokratë, të cilëve u bëri thirrje të ngrihen kundër diktaturës që po instalohet në vend, duke i dhënë përgjigjen e merituar qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Berisha foli për procesin politik gjyqesor që do zhvillohet ndaj tij, pa asnjë provë, duke thënë se Kryeministri ka kapur të gjitha pushtet në vend por nuk do arrijë dot të asgjesojë opozitën.  

Kreu demokrat, komentoi  dhe procesin politik gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij, pa fakte dhe prova,  duke e cilësuar SPAKu, si një organizatë kriminale, nën urdhërat e kryeministrit Edi Rama.  

 

Berisha u ndal edhe te mohimi i të Drejtave Kushteuese në Kuvend, duke thenë se refuzimi i mazhorancës për të ngritur komisione hetimore,  buron nga frika e kryeministrit, për të mos hetuar aferat ku është përfshirë ai dhe familjarët e tij.  

Lideri i Partisë Demokratike, deklaroi se kryeministri ka kapur politkisht edhe Gjykatën Kushtueses, duke i mbyllur opozitës, të vetmin shteg ligjor, për të kërkuar  respektimin e kushtetutes.

Edhe kryetari i Forumit Rinor të PD, Besart Xhaferri, u shpreh se të rinjtë demokratë,  do të luftojnë me misionin për tu kthyer shqiptarëve votën e lirë.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco