‘Gjyqtarët e ‘drejtësisë së re’ nuk zbatojnë as librat e shkruar prej tyre’

‘Gjyqtarët e ‘drejtësisë së re’ nuk zbatojnë as librat e shkruar prej tyre’

09:53, 23/12/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Kemi disa gjyqtarë në sistem, të cilët janë promovuar madje, që kanë shkruar libra, ku tregojnë me detaj se si duhen zbatuar ligjet.

Me këto libra mësojnë studentët e drejtësisë dhe ata të Shkollës së Magjistraturës. Më këto libra trajnohen edhe juristë të praktikës.

Mirëpo, kur iu lexon vendimet gjyqësore që marrin në detyrë, nuk kanë asnjë lidhje me librat që shkruajnë. Të jem i sinqertë jo gjithmonë ndodh kështu, por kemi autorë librash plot që, tjera gjë kanë shkruar në libër e të tjera gjëra shkruajnë kur marrin vendime.

Pra as librat e tyre nuk mjaftojnë si argument për të zbatuar ligjin dhe për të dhënë vendimet e duhura. Imagjinoni që këta gjykatës të përdorin argumentet e palëve në proces, argumente të cilat jo rrallë herë janë ulëritëse dhe të bazuara edhe në librat që kanë shkruar gjykatësit...

Dua të them, me pak fjalë, se edhe drejtësia e re nuk doli dot nga shprehja "bëj si të them unë, por mos bëj si bëj unë".

Ata që sundojnë kanë njëfarë kuptimi kur e përdorin këtë shprehje, por te gjykatësit kjo nuk pranohet.  Të mos njohësh as argumentet e tua të vendos në pamundësi morale të jesh magjistrat. Në çdo rast të bën pandershëm.

***

Nuk po përmend emra sepse nuk është vendi, por që ka gjykatës të tillë pra që nuk zbatojnë as librat e tyre, ka!

Dhe kjo është mungesë etike dhe dukshëm mungesë morali për të qenë gjyqtar! Nuk po hyj këtu në temën "i varur" apo i "pavarur"...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco