Tajani nis vizitën në Shqipër, do të vizitojë edhe Shëngjinin, ku pritet të ngrihen kampet e refugjatëve

Tajani nis vizitën në Shqipër, do të vizitojë edhe Shëngjinin, ku pritet të ngrihen kampet e refugjatëve

22:58, 22/12/2023
A+ Aa A-

Zv/kryeministri Italian që mban dhe detyrën e ministrit të Jashtëm Antonio Tajani ka nisur sot vizitën zyrtare në Shqipëri duke u ndalur në Portin e Shëngjinit, ku edhe është parashikuar që të ngrihet qendra për pritejen e refugjatëve. Në takimin pa praninë e mediave, Tajani është njohur nga afër me projektin dhe më pas është larguar.

Në orët e paradites, Tajani u takua me ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe më pas me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjete sociale Rama jep lajmin se janë gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të pensioneve të shqiptarëve në Itali marrëveshja e pensioneve. Marrëveshja për njohjen e viteve të punës i vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali.

Por, ndërkohë marrëveshjen për dhënien e territorit një shteti të huaj e firmosi pa pyetur sakën, Rama nuk bërë të njëjtën gjë për marrëveshjen e pensioneve, gjë të cilën ka dhjetë vite që thotë jemi shumë afër firmosjes, por firmë nuk ka. Edhe sot Rama e përdor thjeshtë për propagandë, pasi në të vërtetë meraku i tij nuk janë shqiptarës, as ata që jetojnë në Shqipëri, as ata 1-milion që ka përzënë keqqeverisja e tij në një dekadë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco