Gjata: SPAK në derë të shtëpisë së gazetarit, është vdekje e gazetarisë

Gjata: SPAK në derë të shtëpisë së gazetarit, është vdekje e gazetarisë

22:47, 22/12/2023
A+ Aa A-

Juristi Çlirim Gjata është shprehur se gazetarët duhet të tremben nga SPAK, pasi sipas tij, mund të ndodhë që atyre me urdhër të këtij institucioni t’i shkojë Policia në banesë, si gazetarit Elton Qyno.

Komentet Gjata i bëri në emisionin “Review”,  ku tha se SPAK po i vë flakën gazetarisë.

Ai tha gjithashtu se besimi i publikut te Reforma në Drejtësi ka rënë ndjeshëm, që pas votimit të saj në Kuvend disa vite më parë.

“Për gazetarët thjesht do të thoja, këmbanë alarmi do të jetë rasti Qyno, sepse mënyra çfarë po ndodh, sundimi mbi gjithë organet e drejtësisë, të vijnë në shtëpi si Qynos. Duhet të trembemi, sepse të nxjerrësh një lajm si gazetar dhe të të vijnë në shtëpi, është vdekje e gazetarisë.

Në diktaturë të vjen radha gjithmonë. Gazetarët e kanë ngritur në qiell SPAK-un dhe SPAK po i vë flakën gazetarisë. Kërkush nuk pranon, shikoni mo si ka rënë besimi te reforma në drejtësi, në  40 %. Besueshmëria në gjithë reformën në drejtësi ka rënë”, tha Gjata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco