Berisha pa imunitet/ Këlliçi: Momenti që Partia Demokratike të shkundet fort

Berisha pa imunitet/ Këlliçi: Momenti që Partia Demokratike të shkundet fort

22:22, 21/12/2023
A+ Aa A-

“Unë mendoj që ky është një moment që Partia Demokratike duhet të shkundet shumë fortë”, kështu është shprehur deputetit i PD, Belind Këlliçi. I ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan, Këlliçi u shpreh se ky është një moment që Partia Demokratike duhet t’i thirrë mendjes për të kuptuar se po vendi po shkon drejt instalimit të autokracisë totale.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij deputeti Këlliçi u shpreh se të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike e ndjejnë se do të duhet të dyfishojnë punën e tyre dhe angazhimin e tyre publik që opozita të dalë nga kjo situatë.

Pjesë nga debati: 

Këlliçi: Nga java tjetër do të ketë një angazhim shumë herë më të madh të kryesisë të Këshillit Kombëtar. Sali Berisha nuk do të jetë aty, por do të vazhdojë ta drejtojë.

FevziuA ka hapa konkret?

Këlliçi: Sapo ka ndodhur dhe është një ditë jo e zakonshme për Partinë Demokratike dhe zinxhirin drejtues. Kjo është hapi i parë sa i përket zinxhirit drejtues. Patjetër PD do të duhet të hapet, por kjo është një fazë e dytë e cila do të nisë me fillimin e vitit që i përgjigjet zgjedhjeve të 2025. Pikë së pari ne duhet të mbajmë PD aktive në terren gjithë kohën. Deputetët janë të bashkuar, e cila do të japë një mesazh që në aktivitetin politik të grupit parlamentar nuk do të ndryshojë asnjë gjë. Do të vazhdojë e njëjta kauzë dhe jeta do të vazhdojë.

Fevziu: Ju e shifni që PD do të rivitalizohet duke pasur Berishën dhe në ‘arrest shtëpie’ apo mendoni se kjo mund të vijë përmes një delegimi dhe krijimi të një lidershipi të ri?

KëlliçiEtapa e parë është kjo që ndodh. Unë e pashë edhe vetë sot dhe të gjithë anëtarët e ndjejnë se duhet të marrin më shumë përgjegjësi do të duhet të dyfishojnë punën e tyre, angazhimin e tyre publik. Unë mendoj që ky është një moment që Partia Demokratike duhet të shkundet shumë fortë. Është një moment për t’i thërritur mendjes dhe për të kuptuar se po shkojmë drejt instalimit të autokracisë totale në vend.

Ajo betejë që po bëhet sot nga opozita është që ky vend të ketë një opozitë reale, jo të kapur të kontrolluar dhe satelit të qeverisë. Unë nuk kam bërë ndonjëherë opozitë të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco