Nesër protesta përpara parlamentit/ Berisha: 'O sot, o Kurrë'

15:54, 20/12/2023
A+ Aa A-

Kreu I Partisë Demokratike Sali Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës së opozitës, e cila do të zhvillohet ditën e enjte përpara Parlamentit. Nën moton “O sot, o Kurrë”, Berisha theksoi se kjo protestë do të mbahet pasi qeveria Rama po ndërmerr vendime antikushtetuese, si dhe paralajmëroi se jo vetëm jashtë Parlamentit, por më datë 21 dhjetor do të vijojë edhe mosbindja civile e deputetëve brenda sallës se seancës plenare.

Berisha paralajmëroi protesta edhe përpara SPAK, institucion I cili sipas tij po amniston Ramën dhe Veliajn për aferën me inceneratorin e Tiranës.

Lideri i opozitës akuzoi dy prokurorët e dosjes së inceneratorit të Tiranës, Arben Kraja se ka qenë hetues i komunizmit, ndërsa Dritan Prencci mik i McGonigal.

Berisha denoncoi faktin se SPAK ka shkelur Kushtetutën sa i takon veprimeve të ndërmarra ndaj tij, si dhe theksoi se ky standart nuk është përdorur në këto 32 vite.

Sali Berisha u shpreh se pavarisht përpjekjeve të Edi Ramës për të shkatërruar opozitën me procese politike, kreu i qeverisë nuk do i dalë dot dhe do të dështojë në këtë proces të turpshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco