Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Nis gjykimi për kryebashkiakun e Rrogozhinës Memolla, akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje

15:51, 20/12/2023
A+ Aa A-

 

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të kryebashkiakut të Rrogozhinës Edison Memollës dhe 3 të pandehurve të tjerë. Togat e zeza pranuan gjithashtu edhe kërkesat e avokatëve për gjykim të zakonshëm.

Edison Memolla, Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani e Isuf Tosku, akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe “Falsifikimi i dokumentave” kryer në  bashkëpunim.  Akuza ndaj Memollës u ngrit pasi në Syri Tv, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve pjesshme lokale të 6 marsit 2022, u transmetuan ekskluzivisht regjistrime bisedash për favorizime në këmbim të votës.

Materiale të cilat SPAK i mori nga redaksia jonë duke i përfshirë në fashikujt hetimor. Memolla i kërkonte punonjësit të OSSHEE, Blerim Xhamani që të mos i ndërpriste dritat një familjeje debitore sa ti merrte votat. Ai i garantonte se do e paguante vetë një pjesë të debisë dhe se do e mbronte tek shefat, pro s’duhej të kishte panalizime sa të kalonin zgjedhjet pasi do votonin në favor të tij.

I pandehuri tjetër, Ndriçim Tafxhafa, sipas SPAK, i ka premtuar një shtetaseje shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe strehim, duke i kërkuar votën në mbështetje të Edison Memollës.  Gjithashtu të pandehurit Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor. Pavarësisht se Memolla prej muajsh tashmë është i pandehur, ai vijon të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut të Rrogozhinës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco