Blushi: Me vendim gjykate, pezullohet shkatërrimi i pronave të ligjshme të qytetarëve nga Bashkia e Tiranës!

Blushi: Me vendim gjykate, pezullohet shkatërrimi i pronave të ligjshme të qytetarëve nga Bashkia e Tiranës!

14:47, 20/12/2023
A+ Aa A-

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i PL, ka bërë publik lajmin se Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar vendimin e Këshillit Bashkiak të kontrolluar mandatin e kaluar 100% nga "Rilindja" për shembjen e pallatit 183/1 në rrugën “Myslym Keta”.

Postimi i plotë:

Një lajm shumë i gëzuar: Me vendim gjykate, pezullohet shkatërrimi i pronave të ligjshme të qytetarëve nga Bashkia e Tiranës!

Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të kontrolluar mandatin e kaluar 100% nga "Rilindja" për shembjen e pallatit 183/1 në rrugën “Myslym Keta”.

Pallati u shpall i dëmtuar nga tërmeti nga Instituti i Ndërtimit, por banorët arritën të kryejnë një ekspertim të pavarur që zbuloi se shkalla e dëmtimit nuk justifikonte shembjen.

Qytetarët arritën të gjejnë një sërë shkeljesh në procedurat që urdhëronin shembjen, mbi të cilat Gjykata Administrative vendosi pezullimin e shembjes.

Një tjetër provë që vërteton paligjshmërinë e akteve barbare të Erion Veliajt ndaj pronave të ligjshme, gjoja për interes publik!

Tashmë me vendim gjykate faktohet se bërja pluhur e hi e banesave të qytetarëve, ka vetëm një qëllim për Erion Veliaj: rrëmbim të pronave të tyre për t'ua dhënë oligarkëve të ndërtimit për kulla shumëkatëshe!

Është koha që SPAK të veprojë me urgjencë dhe të nxjerrë përgjegjësitë ligjore: Kush urdhëroi shembjen e pronave të qytetarëve?

Partia e Lirisë i fton të gjithë qytetarët që Bashkia e Tiranës kërkon t'u shembë banesat të rezistojnë në mënyrë demokratike, të ndjekin rrugën ligjore dhe këtë shembull të banorëve tek Rr. "Mylsym Keta" duke mos lejuar paligjshmërinë t'u shkatërrojë dhe t'u rrëmbejë pronat e ligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco