Balla si Rama, të bindur se Gjykata Kushtetuese do ta aprovojë

Balla si Rama, të bindur se Gjykata Kushtetuese do ta aprovojë

14:10, 20/12/2023
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur nga gazetarët në lidhje me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, pasi BE ndryshoi mekanizmin për refugjatët duke miratuar paktin e solidaritetit.

Balla tha se Shqipëria është një shembull solidariteti dhe pas marrëveshjes është marrë shembull nga vendet e tjera, qoftë europiane apo ata që aspirojnë t’i bashkohen BE-së.

Në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezulluar marrëveshjen, Balla shprehu bindjen se do ta vlerësojë në një kohë të shkurtër, në mënyrë që të nisë zbatimi.

“Duhet të kuptojmë se Shqipëria dhe një shembull solidariteti me marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë italiane dhe po merret si shembull nga vendet e tjera. Të jesh pjesë e BE nuk mjafton vetëm përfitimeve që vijnë nga procesi, por duhen dhe angazhime. Jo të gjitha vendet marrin përgjegjësi për t’u përballur me sfidën e shekullit, që është migracioni.

Shqipëria është vendi i parë, i cili aspiron BE. Me këtë strategji të re, morëm përgjigje të gjithë ata skeptikë.

Shqipëria është shtet modern. Shpreh bindjen se Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë në një kohë të shkurtër, sikurse e ka kompetencë, për të filluar zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha ministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco