Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

EKSKLUZIVE/ Hoxhaj: Mirel Mërtiri shpenzime marramendëse për qoka në miliona euro bashkisë Tiranë, Kamëz dhe sponsorizime të paspecifikuara mediatike

EKSKLUZIVE/ Hoxhaj: Mirel Mërtiri shpenzime marramendëse për qoka në miliona euro bashkisë Tiranë, Kamëz dhe sponsorizime të paspecifikuara mediatike

20:28, 19/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari i Syri TV, Julian Hoxhaj, ishte i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve me Armela Ferkon, ku publikoi dokumenta ekskluzive të gjurmimit të parave të kompanive të bosit të inceneratorëve me pronar Mirel Mërtirin.

Vetëm gjatë viti 2020 - 2021, kohë kur kompania e Mërtirit ishte nën hetim nga SPAK, kompania ka sponsorizuar rreth 500-mijë euro sponsorizime për Bashkinë Kamëz të cilën e ka kliente dhe për bashkinë bashkinë Tiranë Tiranë gjithashtu.

 “Ky është një dokument i rëndësishëm sepse tregon sesi kompania ka bërë shpenzime marramendëse për gjëra  të cilat në thelb nuk janë objekte të inceneratorit. Ka bërë shpenzime për mediat, ka paguar reklama, spote, dalje televizive të ndryshme për median e shkruar, për median televizive që shkojnë deri në 40 milion lekë të marra së bashku.

Ka një zë tjetër që është materiale publicitare që shkojnë deri në 60 milion lekë të vjetra, gjithashtu kemi dhe spote publicitare që shkojnë rreth 200 mijë euro.

Në vend që këto para ti përkthente në investime për landfillin, kompania i shpenzon për media, spote publiciatre dhe reklama. Kujtojmë që në atë periudhë ka pasur një fushatë të ashpër mediatike nga kjo kompani.

Në këtë dokument tregohen në zëra konkret sesi shpenzohen pikërisht paratë që janë paguar nga taksapaguesit shqiptarë  për inceneratorët.”

Image

“Kemi një dokument tjetër të rëndësishëm të viti 2021 që tregon se ka  një sponsorizim për një tjetër bashki.  Një sponsorizim prej 12 milion lekësh për bashkinë e Kamzës. Ky është një dokument që tregon që kjo kompani, e cila e ka kliente bashkinë e  Kamzës, bashki e cila depoziton mbetjet urbane në këtë landfill, i jep kësaj bashkie një sponsorizim prej 12 mijë eurosh ku nuk jep asnjë shpjegim se për çfarë. Lind nevoja që të kemi një shpjegim publik nga kushdo e  ndjen detyrë dhe përgjegëjsi për hir të transparencës  se për  çfraë  është marrë kjo dhuratë nga një kompani e cila në këtë periudhë ishte nën hetim.”

Image

Gazetari Hoxhaj u ndal edhe në një tjetërt dokumetn që tregon se kompania e inceneratorëve, i dhuron bashkisë Tiranë më herët, gjatë vitit 2019 1-milionë euro donacion për një kopësht në kryeqytet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco