‘Rregullorja e re, çmenduri e Ramës’, Vasili: Parlamenti tashmë gazermë e Gardës

17:13, 19/12/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka komentuar zhvillimet politike që po vazhdojnë të ndodhin në Parlament, ku sot kanë kaluar ligjet në komisionin e hetimeve të ligjit për hetimet parlamentare. Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri Tv, Vasili thote se këto ndryshime në ligjet e parlamentit e bllokojnë parlamentin që të hetojë e për këtë arsye dhe Opozita është detyruar të marrë vendime ekstreme.

“Parlamenti me shumicë rilindase është tashmë një vatër banditizmi politik dhe një gazermë e Gardës së republikës. Që në momentin që në sallën e parlamentit ku ndodhen 100 e disa deputetë, ndodhen mbi 350 gardistë dhe policë anembanë, që në këtë moment nuk mund të flitet më për një Parlament në Shqipëri.

Parlament që voton së bashku me Gardën dhe ushtarakët brenda, këto janë dy gjëra që nuk ekzistojnë. Këto janë thjeshtë dhe vetëm sulm antitesk i mafjes në pushtet nëpërmjet forcave të armatorura në pushtet në sallën e Parlamentit. Në këtë moment jemi në një krizë shumë të thellë dhe shumë të rëndë politike, janë sulmuar të gjitha instuticionet në momentin që sulmohet parlamenti.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco