'Jepini shpërblimin e fundvitit mësuesve, e keni detyrim'

'Jepini shpërblimin e fundvitit mësuesve, e keni detyrim'

10:21, 19/12/2023
A+ Aa A-

Nga Ina Zhupa.

Në prag të mbylljes së vitit Ministria e Arsimit ka detyrimin të jap shpërblim për rreth 30 mijë mësues në sistemin parauniversitar.

Kjo është një drejtë e fituar nga kontrata kolektive e punës e nënshkruar mes Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Sindikatës së mësuesve. Neni 10 i kontratës kolektive e cila është firmosur më 6 qershor 2023 me sindikatat e arsimit dhe Ministrinë e Arsimit, përcakton se punëdhënësi u njeh të drejtën e fituar për shpërblim vjetor të mësuesve në arsimin publik.

Mësues të keqpaguar, mësues të shpërfillur në të drejtat e tyre, janë nga arsyet themelore e dështimit të sistemit arsimor dhe rezultateve turpëruese në testin PISA.

Duhet reagim i shpejtë duke e cuar vëmendjen dhe paratë tek arsimi, jo për prokurime dhe zyrat e ministrisë por për mësuesit dhe nxënësit. Kontrata e moszbatuar duhet çojë në padi për ministren e arsimit Manastirliu.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco