Presidenti i Italisë i dërgon parlamentit, marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët

Presidenti i Italisë i dërgon parlamentit, marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët

10:12, 19/12/2023
A+ Aa A-

Presidenti italian Sergio Mattarella ka autorizuar prezantimin në dy Dhomat e Parlamentit, të projektligjit mbi Protokollin e Bashkëpunimin midis Italisë dhe Shqipërisë në fushën e emigracionit.

Sipas gazetares Alba Kepi në Itali, presidenca Italiane në një komunikim për mediet informon se presidenti Mattarella e ka miratuar dërgimin në Dhomën e Deputetëve dhe në Dhomën e Senatit të Parlamentit të Italisë, ratifikimin dhe zbatimin e projektligjit të Protokollit, të firmosur më 6 nëntor 2023 në Romë midis Qeverisë së Republikës Italiane dhe Qeverisë Shqiptare mbi forcimin e bashkëpunimit në çështjet e emigracionit si dhe në rregullat e bashkërendimit me sistemin e brendshëm ligjor.

Informacioni është publikuar dhe në aktet normative të firmosura nga numri 1 i republikës italiane, presidenti Sergio Mattarella.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco