‘A njihesh me Erion Veliajn?’/ Mërtiri nuk e bën ‘hasha’ njohjen: Duhet të them të vërtetën, do t’ia them SPAK-ut

‘A njihesh me Erion Veliajn?’/ Mërtiri nuk e bën ‘hasha’ njohjen: Duhet të them të vërtetën, do t’ia them SPAK-ut

09:43, 19/12/2023
A+ Aa A-

Mirel Mërtiri zhvilloi një intervistë, mbrëmë, në Çim Peka LIVE, ku përveç moderatorit Peka, përballë kishte edhe Enton Abilekaj dhe Belind Këlliçin.

Gjatë gjithë intervistës, truri i inceneratorëve thuajse nuk tha asgjë, por në një moment tha një të vërtetë shumë të madhe.

I pyetur me këmbëngulje nga Këlliçi se a kishte njohje me Erion Veliajn, bosi i inceneratorëve, Mirel Mërtiri, nuk e mohoi faktin që njihet dhe është takuar me Erion Veliajn, dhe në përgjigje të kësaj pyetje, Mërtiri lëshoi një silurë kërcënimi të drejtpërdrejtë për Veliajn kur tha se: “Unë tani nuk mund të gënjej, se duhet thënë e vërteta, por do t’ia them SPAK të gjitha të vërtetat për rastin (njohja dhe lidhjet me Veliajn)".

Këlliçi: Zoti Mërtiri, që të mos na ngelë merak, një pyetje e fundit, me kryetarin e Bashkisë Tiranë keni patur ndonjëherë njohje apo jo?!

Mërtiri: Po ça lidhje është kjo tani? A e lamë që nuk do flasim me emra të përveçëm? Po, kam pasur njohje me zotin ish… Ç’i keni këto biseda tani? Mos na bëni të dalim…

Këlliçi: S’të pyeta me emër të përveçëm të pyeta për kryetarin e bashkisë, të pyeta me funksion. Të pyeta me funksion zotëri për një kontratë që ke marrë prej 128 milionë eurosh.

Mërtiri: Jo, nuk kam marrë asnjë kontratë, o zoti Këlliçi mos vazhdo të dezinformosh.

Këlliçi: Kompania ku ju jeni drejtor projektesh ka marrë një kontratë prej 128 milionë eurosh, ju me kryetarin e Bashkisë Tiranë, keni ndonjë marrëdhënie, njiheni apo jo?

Mërtiri: Ëmmm...

Këlliçi: Është fare e thjeshtë more, më thuaj jo nëse është JO.

Mërtiri: Po jo more se unë duhet të të them të vërtetën, por po më le ta them të vërtetën.

Këlliçi: Thuajeni pra të vërtetën tuaj ,se ke dy orë e gjysmë që nuk e tregon të vërtetën, edhe mesazhet që ke shkëmbyer me Erion Veliajn, dhe porositë që merrje për sa lekë do paguheshin mediet. Thuaje të vërtetën.

Mërtiri: Do ia them SPAK-ut.

Këllçi: Thuaje të vërtetën se e shpëton dhe veten tënde, se kam fare me ty, të jesh i qartë për këtë pjesë.

Mërtiri: Mos ki merak për mua.

Kjo ishte ndoshta deklarata më interesante e mbrëmjes së djeshme dhënë nga Mirel Mërtiri, i cili shfaqej për herë të parë në nje intervistë pas plasjes së skandalit të inceneratorëve.

Por, ndërkohë që Mërtiri nuk mohoi njohjen me të, Erion Veliaj ka mashtruar nën betim, që është vepër penale, se nuk e njeh Mirel Mërtirin, as nuk është takuar, as nuk ka lidhje me të. Këtë deklaratë Veliaj e ka bërë në Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët. Kur u pyet nga kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, Veliaj filloi të tallet me përgjigjen edhe pse ishte nën betim. E kam parë në foto me Gerti Bogdanin, e kam parë nëpër portale gënjente gjysmë truri tjetër i inceneratorëve, po ky i veshur me pushtet.

Ndiqeni gënjeshtrën e Veliaj para Komisionit Hetimor Parlamentar:

Tabaku: Zoti Veliaj, njiheni me shtetasit Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja?

Veliaj: I kam parë në fotografi me Gert Bogdanin, që ka qenë në atë kohë drejtuesi i marrëdhënieve me jashtë në Partinë Demokratike.

Tabaku: Ju nuk keni bërë asnjë udhëtim me shtetasit Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, nuk i  njihni në asnjë marrëdhënie tjetër?

Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim, por jam informuar nga mediet për udhëtimin e tyre në Zimbabve me zyrtarë të Partisë Demokratike.

Tabaku: Ju në cilësinë tuaj nuk i keni takuar asnjëherë për të diskutuar për kontratën koncensionare, ju nuk keni keni kryer asnjë komunikim, asnjë takim zyrtar ose jo zyrtar, biseda telefonike me to në lidhje me kontratën që ne kemi në hetim këtu?!

Veliaj: Nuk kam kryer asnjë diskutim apo udhëtim të tillë, siç thashë jam njohur nga mediat vetëm për udhëtimet e këtyre personazheve me drejtuesin e marrëdhënieve me jashtë të Partisë Demokratike në Zimbabve dhe kam parë ato fotografi, kështu që nëse kjo quhet njohje, i njoh nëpërmjet lajmeve të zyrtarëve të PD, për të negociuar kontratën e Zimbabveve.

Tabaku: Kontrata në Zimbabve nuk është objekt i këtij komisioni, unë me shumë dëshirë do e sjell informacionin dhe për këtë, por ju jeni thirrur këtu në cilësinë e dëshmitarit për kontratën e Tiranës, në cilësinë e kësaj kontrate.

Veliaj: Ju më pyetët nga i njoh dhe ju thashë, i njoh nga portalet, me drejtuesit e Partisë Demokratike në Zimbabve dhe nëse kjo quhet njohje, atëherë kjo është përgjigjja ime.

Tabaku: Faleminderit zoti Veliaj, ju kujtoj që dëshmia e rremë përbën një vepër penale dhe besoj që i dini të gjitha pasojat pasi jeni nën betim në këtë komision.

Mes dy njerëzve që kanë vjedhur miliona euro qytetarëve shqiptarë, Mirel Mërtiri pati guximin të mos mohojë se me kë e realizuar këtë mega skemë vjedhjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco