Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Berisha: Merret me mend vendimi i Kushtetueses, e çojmë në gjykatën e Strasburgut

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Berisha: Merret me mend vendimi i Kushtetueses, e çojmë në gjykatën e Strasburgut

09:04, 19/12/2023
A+ Aa A-

Kuvendi do të votojë të enjten në seancë parlamentare për masën e arrestit ndaj Sali Berishës.

Vendimi u mor pas 4 orësh diskutimesh në Këshillin e Mandateve ku 5 votave të mazhorancës iu bashkua edhe Enkelejd Alibeaj i kampit të Lulzim Bashës.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Drejt” në Ora News, kryetrai i PD Sali Berisha u shpreh se marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët, opozita do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut nëse gjykata Kushtetuese nuk e pezullon.

Mbledhje dhe protestë

Mbledhja u zhvillua nën masa të forta të policisë. 700 efektivë rrethuan godinën për shkak të protestës së PD-së duke siguruar hyrjen e dy prokurorëve, por edhe të deputetëve.

Pas votimit të së enjtes në Kuvend, prokuroria do t’i drejtohet Gjykatës për të vijuar me masën e arrestit deri në përfundimin e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Berisha: Se cfarë do vendosi gjykata unë nuk e di. Shkaqet pse ne i jemi drejtuar gjykatës janë dy.

Së pari është një vendim i gjykatës Kushtetuese i cili urdhëron kryeministrin, presidenin, ministrin e Jashtëm dhe ata që firmosin marrëveshje se kur është problemi për territor duhet marrë autorizimi i presidentit.

Edi Rama nuk ka pyetur fare për këtë. Sa jam informuar unë për këtë dhe jo pak, presidenti e ka marrë si ne të tjerët vesh nga mediat.

Së dyti, këto protokolle zbatimi i tyre në mënyrë të padiskutueshme shoqërohet me probleme të të drejtave të njeriut.

Kur më janë kërkuar përpara, unë i kam refuzuar. Pikërisht për problemet e të drejtave të njeriut që krijojnë.

Jemi opozitë dhe nuk mund ta injoronim këtë fakt. Ka vendime gjykata e Strasburgut për këto cështje. Se cfarë vendos gjykata Kushtetuese merret me vend por kjo është punë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco