Dosja ‘Partizani’, Berisha: Padia ndaj meje u bë me dokumente të falsifikuara nga Taulant Balla

Dosja ‘Partizani’, Berisha: Padia ndaj meje u bë me dokumente të falsifikuara nga Taulant Balla

08:40, 19/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ftuar mbrëmjen e kësaj të hënë në emisionin “Drejt” në “Ora News” pohoi se hetimi ndaj tij lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” erdhi pas një padie të rreme të bërë nga socialisti Taulant Balla i cili poërdori dokumenta të falsifikuara në atë padi.

Berisha: Edi Rama për qëllime të dyfishta urdhëroi një prokuror që ka qenë i shkarkuar për shkak të ligjit të lustracionit si ish-oficer i sigurimit të shtetit në 96 dhe që sot qëndron në shkelje të ligjit dhe Kushtetutuës, sepse nuk lejoi që ish-oficerë dhe bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të punojnë në Prokurori.

Para se të dalë ligji për lustracionin ka qenë në prokurori pastaj është marrë me PS, pastaj është kthyer në prokurori.

Taulant Balla mashtron. Balla me datën 1.12.2020 dorëzon në prokurorinë e posaçme kallëzimin. Në të njëjtën datë Kraja dhe Millonai hapin procedimin penal. Pra ky con dosjen dhe këta hapin procedimin penal pa e parë dosjen në asnjë faqe.Pra Balla e bazon trillimin e tij në një mashtrim të madh kur thotë se toka e klubit partizani është shpronësuar në kohën e Italisë. Mirëpo kjo gënjeshtër rrëzohet kollaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco