'Mirel Mertiri është ‘presta nome’/ Ola Xama: Mërtiri dhe Zoto çojnë të paktën 40 milion euro te zyrtarë të rëndësishëm

'Mirel Mertiri është ‘presta nome’/ Ola Xama: Mërtiri dhe Zoto çojnë të paktën 40 milion euro te zyrtarë të rëndësishëm

23:45, 18/12/2023
A+ Aa A-

Ola Xama i ka çjerrur maskën Mirel Mërtirit të quajtur truri i inceneratorëve nga SPAK.

Xama përmes një statusi në rrjetet sociale, shkruan se Mërtiri është “presta nome” te kontratat e inceneratorëve sepse nuk ka fiskuar shifrat e parave që ishin arkëtuar nga kompnaitë.

Sipas Xamës dikush që investohet te një shoqëri i di të dhënat financiare deri në qindarka.

Gazetarja shkruan se kur paratë xhirohen, por shumica dalin jashtë dhe shkojnë te pronarët realë, është vështirë t’i memorizosh.

Nga Ola Xama

Me sa dëgjova deri tani nga intervista, m’u krijua bindja se Mirel Mertiri është ‘presta nome’ te kontratat e inceneratorëve, sepse nuk kishte fiksuar mirë shifrat e parave që ishin arkëtuar nga kompanitë.

Dikush që investohet te një shoqëri, i di të dhenat financiare deri në qindarka.

Kur paratë xhirohen, por shumica dalin jashtë dhe shkojnë te pronarët realë, është vështirë t’i memorizosh.

Këta te kontrata e Tiranës paskan shpalosur një art të ri për mënyrën e shpërndarjes së kuotave dhe të drëjtave të pronësisë, që nuk është parë ndonjëherë të ndonjë skeme mashtrimi.

Kemi pronarë ‘presta nome’ disa italianë që përdoren të mos dalë emri i Zotos e Mërtirit, pasi ata rezultojnë në dy kontrata të tjera inceneratorësh.

Mërtiri dhe Zoto përfitojnë të paktën 40 milion euro që i nxjerrin jashtë firmës, dhe i çojnë te disa individë që deri me sot janë mister, por duhet të jenë zyrtarë të rëndësishëm.

Pra, kemi tre shkallë pronarësh që paguhen: italianët për letrat, Zoto-Mërtiri për punët e pista dhe letrat, zyrtarët për vendimet dhe firmosjen!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco