Hoxha: Vendimi i sotëm i Këshillit të Mandateve për të asgjesuar Sali Berishën me mjete policesko-gjyqësore, pasi nuk ia dolën me mjete politike

Hoxha: Vendimi i sotëm i Këshillit të Mandateve për të asgjesuar Sali Berishën me mjete policesko-gjyqësore, pasi nuk ia dolën me mjete politike

22:36, 18/12/2023
A+ Aa A-

Analisti Artan Hoxha gjykon se opozita shqiptare do të përballet me vështirësi nëse kryedemokrati Sali Berisha vendoset në arrest shtëpie nga Gjykata e Posaçme.

I ftuar në studion e emisionit Opinion për të komentuar lidhur me vendimin e Këshillit që i dha votën pro SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, Artan Hoxha vlerësoi se opozitën e presin “flakët e ferrit”.

Sipas tij, po kërkohet asgjësimi politik i Sali Berishës.

“Sot pamë një skemë që kërkon asgjësim total politik të Sali Berishës. Sipas meje, këta duan të arrijnë asgjësimin politik të Sali Berishës të dështuar me mjete politike dhe që do përfundojë me keqpërdorimin e mjeteve policesko-gjyqësore.

Ky plan asgjësimi politik i tij që ka brenda interesin e mazhorancës në aleancë me një segment të shkëputur nga PD dhe me shtytjen e linjës qeveritare amerikane.

Drejtësia po përdoret nga PS, nga segmenti i Bashës në PD që është shkëputur dhe nga linja amerikane. Me këtë skenar sfida e përballjes së opizitës është tjetër gjë nga skenari që pretendojnë disa, se këtu kemi të bëjmë me një drejtësi progresiste që po del nga bataku dhe në këtë skenar tjetër fati i opozitës janë komplet të ndryshme. Besoj se kemi të bëjmë me skenarin e parë dhe opozitën e presin flakët e ferrit”, u shpreh analisti Artan Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco