Murrizi: Po t’i hysh Prokurorëve të SPAK-ut për shpërdorim detyre janë të gjithë për burg

Murrizi: Po t’i hysh Prokurorëve të SPAK-ut për shpërdorim detyre janë të gjithë për burg

22:19, 18/12/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi, i ftuar në “Top Story” tha se nuk ishte dakord që hetimet në Kuvend të bëhen për shpërdorim detyre por për verifikimin e pasurisë.

Ai u shpreh se edhe “po t’i hysh Prokurorëve të SPAK-ut për shpërdorim detyre janë të gjithë për burg.”

Për çështjen “Berisha” dhe votimet që u bënë sot në Kuvend për arrestimin e tij, Murrizi mori rastin e Saimir Tahirit, dhe deputetët të cilët nuk lejonin arrestimin e tij.

“Nuk lejonin arrestimin e Saimir Tahirit. Për Klotildën që fliste me parime të mëdha. Edhe për Enkelejdin, i cili ka bërë raport. Enkelejdi ka qenë kundra Klodildës. Klotilda në atë kohë thoshte jo. Kanë qëndruar poshtë shtëpisë së Tahirit dhe nuk e kontrollonin dot”, u shpreh Murrizi.

Ish-deputeti tha se në këtë hetim kryeministri Edi Rama “nuk është rehat”, dhe se mund të rrezikojë burg.

“Po të merret ky precedent, Edi Rama rrezikon 1 mijë e 200 vite burg. T’i nuk mund të futësh gjithë parlamentin në burg se kanë votuar. Unë jam dakord që t’iu verifikosh pasuritë, po jo për shpërdorim detyre mos na hap barkun. Të kërkojnë verifikimin e pasurisë. Nuk jam kundër hetimit. Unë jam hetuar 11 muaj vetë. Kam shkuar në gjykatë. Jam pro çdo hetimi për të gjithë”, u shpreh Murrizi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco