Heqja e mandatit të Berishës/ Çollaku: Operacion agresiv politik me urdhër të Ramës, për të lehtësuar veten

18:29, 18/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Basir Çollaku, ka folur për zhvillimet e sotme në Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të kryetarit të PD-së, njëherazi deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Çollaku theksoi se ky është qartë një operacion i udhëzuar qartë dhe agresivisht politik, pasi kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste, duhet të prodhojnë një ngjarje radikale në adresë të opozitës për të lehtësuar situatën e tyre penale që sa vjen dhe rëndohet.

Sipas gazetarit, të dhënat që na vijnë nga Franca, Holanda dhe Belgjika, tregojnë se një pjsesë e konsiderueshme e prokurorvë gjyqtarëve dhe funksionarëve të lartë të drejtësië që janë në sistem, janë të lidhur me grupe kriminale, kanë kryer qoka për ta, porosi për ta, kanë marrë vendime vetingu për ta, pra janë jo të pavarur, janë të kapur.

18:18-18:19

Çollaku: Një operacion i udhëzuar qartë dhe agresivisht politikisht. Kjo varet edhe nga shumë telashe që Rama dhe mazhoranca kanë dhe duhet të prodhojnë një ngjarje radikale në adresë të opozitës për të lehtësuar situatën e tyre penale që sa vjen dhe rëndohet, por SPAK mezi ende po e mbanë.

Të gjithë prokurorët, gjyqtarët, oficerët që janë angazhuar në këtë histori dhe në çështje të rënda duhet të rivetohen qoftë për pasurinë qoftë për lidhjet, pasi të dhënat që na vijnë nga Franca, Holanda dhe Belgjika, tregojnë se një pjsesë e konsiderueshme e prokurorvë gjyqtarëve dhe funksionarëve të lartë të drejtësië që janë në sistem, janë të lidhur me grupe kriminale, kanë kryer qoka për ta, porosi për ta, kanë marrë vendime vetingu për ta, pra janë jo të pavarur, janë të kapur.

Me këtë lloj kapje dhe aksionet e qeverisë brenda saj, nuk prodhojnë më drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco