Rama shpërblen patronazhistët me paga drejtori, ‘kamuflimi’ përmes procesit ‘screening’

Rama shpërblen patronazhistët me paga drejtori, ‘kamuflimi’ përmes procesit ‘screening’

17:54, 18/12/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama duket se i ka kthyer në rutinë tashmë që dështimet në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE, t’i kthejë në festë për t’u hedhur ‘hi syve’ shqiptarëve. Madje duke organizuar dhe koncerte në sheshe më këngëtarët më të paguar në Shqipëri.

Edhe rreth një javë më parë, Shqipëria doli me ‘duart bosh’ nga Brukseli, pasi Komisioni Evropian nuk caktoi një datë në konkluzionet lidhur me hapjen e kapitujve të parë në negociatat për hyrjen në BE.

Gjithsesi, pavarësisht dështimit, Rama sot mblodhi në një takim skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësim në BE për t’i falënderuar për përfundimin e procesit të shqyrtimit të përputhshmërisë së legjislacionit tonë me atë të unionit europian, të njohur ndryshe si procesi ‘screening’. Ndoshta i falënderoi dhe për argumentin që theksoi pak ditë më parë në konferencën me gazetarët se Shqipëria tashmë ka fituar ‘respekt’, që nuk e dimë se çfarë nënkupton kreu i qeverisë me këtë gjë.

Por, Rama nuk do të ndalet veç me falënderime ndaj ekipit negociator me BE, por do t’i shpërblejë dhe me nga një pagë shtesë, veç këtë pjesë të administratës.

 ‘Shpresoj që rroga plus do t’ju ndihmojë modestisht për këtë. Pa diskutim meritoni më tepër, por më mirë pak sesa asgjë besoj edhe duke qenë se keni negociuar shumë për Shqipërinë dhe i dini të gjitha llojet e dobësive, të gjitha llojet e vrimave që duhen mbyllur akoma e kuptoni shumë mirë sa e madhe është ajo rroga plus, apo jo.’ – u shpreh Rama ditën e sotme.

Por, skandali nuk qëndron në këtë fakt. Nga kontakte të redaksisë me patronazhistët, bëhet me dije se pjesa më e madhe e përfituesve të kësaj page shtesë do të jenë ‘patronazhistë’, të cilët mësohet se nuk kanë asnjë lidhje me procesin ‘screening’.

Po ashtu mësohet se janë rreth një mijë persona që do të shpërblehen me pagë mujore të një drejtori drejtorie në administrate (rreth 850 mije leke te vjetra). Ndërsa një pjesë e vogël e atyre që kanë punuar për ‘Screening’ dhe që janë pjesë e administratës, do të shpërblehen me gjysmën e kësaj shume, rreth 450 mije lekë.

Skandali bëhet më i madh kur merr për bazë edhe faktin se Qeveria nuk u dha shpërblim për fundvit pjësës së rëndësishme të administratës, siç janë mësuesit, mjekët, infermierët, etj, por shpërblen vetëm patronazhistët. Pra, mendon vetëm për ata që i japin pushtetin.

Për fundvit, Qeveria u dha vetëm pensionistëve shpërblim, por dhe atyre vetëm 5 mijë lekë të reja, ndërsa pensionistët përtej Morinës morën nga 100 euro shpërblim nga Qeveria e Kurtit, si dhe të gjithë fëmijët nën 18 vjeç, gjë që qeverisë shqiptare as që i shkon ndër mend ta bëjë./Boldnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco