Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Hysaj: Shkelja me të dyja këmbët e Kushtetutës, precedenti më i frikshëm i 33 viteve pluralizëm politik

Hysaj: Shkelja me të dyja këmbët e Kushtetutës, precedenti më i frikshëm i 33 viteve pluralizëm politik

17:28, 18/12/2023
A+ Aa A-

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë PD-së, Jola Hysaj ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Mandateve i cili votoi për heqjen e imunitetit të kryedemokratit Sali Berisha.

‘Jetojmë në momentet ku e drejta e pronës, e drejta jetës, e drejta e mendimit ndryshe, e drejta për të folur haptazi dhe pa frikë po shuhen çdo ditë. Shkelja me të dyja këmbët e Kushtetutës është precedenti më i frikshëm i 33 viteve të pluralizmit politik’, shkruan Hysaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Këshilli i Mandateve apo Komisioni i Etikës u mblodh sot🤔🤔??

Si në kohën e xhaxhit kur bëheshin mbledhjet e këshillit të lagjes për fletë- rrufenë e rrallës...

U quajtëm kulakë,  kush është emri i ri që po na vihet?

Shqipëria është në një nga momentet më kritike të 33 viteve politikëbërje,

Jetojmë në momentet ku E Drejta e Pronës, E Drejta Jetës, E Drejta e Mendimit Ndryshe, E Drejta për të folur haptazi dhe pa frikë po shuhen çdo ditë.

Shkelja me të dyja këmbët e Kushtetutës është precedenti më i frikshëm i 33 viteve të pluralizmit politik.

Ku po shkojmë???

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco