Vrasja në Peqin/ Noka: Punonjësit e burgut janë rekrutuar nga mafia, historia e dronit është përrallë

Vrasja në Peqin/ Noka: Punonjësit e burgut janë rekrutuar nga mafia, historia e dronit është përrallë

08:30, 16/12/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike që mbështet Rithemelimin, ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, duken komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ku pati një humbje jete dhe dy të plagosur, u shpreh se pa rekrutimin e stafit të burgut nuk do të kishte ngjarje të tille.

I ftuar në emisionin “3D” në RTSH, Noka është  i mendimit se kjo është një vrasje e porositur nga jashtë dhe nuk është një ngjarje e ndodhur si pasojë e ndonjë sherri banal.

“Ajo vrasje është inskenuar dhe porositur nga jashtë burgut dhe për ekspertin më “profan” nuk ka nevojë për koment. Ajo vrasje nuk është si pasojë e një sherri banal të brendshëm, kjo  jep sinjalin e parë të një mini “Meksike në Ballkan”, tha Noka.

Kur siguria në burgje dhe sidomos në burgjet e sigurisë së nivelit të lartë sikurse është burgu i Peqinit, shprehet deputeti demokrat,  do të thotë që ka një skenar këtu në këtë ngjarje dhe skenarët i bënë mafia dhe punonjësit e burgut.

Noka hedh poshtë aludimet sikurse tha ai, që arma mund të jetë futur me anën e dronit në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, sepse sipas tij, “ajo historia që ka hyrë me dron është një përrallë sepse nuk mundet që droni të fluturoj dhe mos ta vërej askush kur fluturon droni.

“Kjo ngjarje tregon se në këtë burg siguria është zero sepse nuk ka asnjë logjik tjetër që një i dënuar përjetë ti bjeri në dorë një armë zjarri.  Kjo është larje hesapesh dhe nëpër burgje dhe mafia e ka vënë për fundi shtetin , sepse pa u rekrutuar punonjësit e shtetit nuk do ndodhte kjo gjë”, tha Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco